Showbiz dhe TV

Tuna flet për marrëdhënien me Cozman

Shkruar nga Anabel

27 Maj 2025

Tuna flet për marrëdhënien me Cozman

Çdo herë që Tuna dhe Cozman ndajnë një skenë, apo publikojnë një bashkëpunim, interneti nis e pyet: “A janë bashkë sërish?” Dhe meqë janë parë shpesh bashkë në koncerte, thashethemet kanë marrë flakë sërish. Mirëpo Tuna u dha fund spekulimeve, gjatë një interviste në “The Dalina Show”.

E pyetur për aludimet se ajo dhe Cozman janë rikthyer si çift, Tuna u shpreh:

“Ne kemi vendosur të rikthejmë atë nostalgjinë dhe t’i përmbushim ato dëshira dhe pritshmëri të publikut që na ka mbështetur fort gjatë kohës së [këngës] ‘Fenix’. Kemi bërë pafund koncerte dhe paraqitje bashkë. Thjesht kemi vendosur pozitivisht t’u përgjigjemi kërkesës së tyre për këto projekte.

Tuna e pranoi që vetë ideja e rikthimit të tyre në skenë shkakton një valë nostalgjie te publiku, por e bëri të qartë se përtej koncerteve dhe bashkëpunimeve, nuk ka asnjë histori dashurie.

“Ajo pjesë e mediave që interpretohet dhe keqinterpretohet është diçka që nuk më pëlqen në këtë pikë të jetës ku jam, nuk është se më befason.”

Në fund të intervistës, Tuna e tha qartë: “Kemi thjesht kimi artistike të pastër”. Asgjë më tepër.

Tuna dhe Cozman patën një lidhje 3-vjeçare së bashku dhe publikuan disa hite të suksesshme, ku padyshim playlist-at i kryesoi “Fenix”. Pas ndarjes, Cozman bëri një shkëputje nga muzika, ndërsa Tuna u rikthye me disa këngë, por sërish nuk qëndroi po aq aktive sa dikur.

Tuna flet për marrëdhënien me Cozman
Në vitin 2023, ata bashkëpunuan për këngën “I huj”, u shfaqën në disa koncerte bashkë, gjë që nxiti thashethemet për një ribashkim. Siç duket, sot ata janë vetëm kolegë dhe asgjë më shumë.

Intervista e plotë në "The Dalina Show":