Komunikimi dhe bisedat janë temat e javës, pasi Mërkuri është aktiv ndërsa hyri te Binjakët më 25 maj. Mërkuri krijon aspekte me Saturnin dhe Neptunin në Dash; Plutonin e ke në prapavijë në Ujor dhe Diellin te Binjakët, pra, shumë sfida gjatë gjithë kësaj jave.
Komunikimi do të jetë i drejtpërdrejtë kur Mërkuri dhe Saturni të bashkohen. Lejoji emocionet të rrjedhin. Hëna e re te Binjakët më 26 maj thekson rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe kuptimit. Vendos qëllime që janë të arritshme dhe të realizueshme.
Dashi
Drama duket se të ndjek kudo që shkon këto ditë, ndaj përqafoje dhe nderoje kaosin. Në planin afatgjatë, nuk është edhe aq serioze, por mund të jetë e bezdisshme. Qesh, kënaqu me një koktej dhe bëj shaka me situatën. Fundja, kjo të duhet.
Demi
Demi, gjuha jote e dashurisë është paraja. Ti preferon dhurata, shkëlqim dhe lukse në vend të përkëdheljeve fizike. Dhe kjo është shumë ok, sepse për ty, çmimi tregon me sa vlerësim dhe përkushtim është bërë dhurata jote. Për sa kohë ti vetë e vlerëson, ç’rëndësi kanë të tjerët?
Binjakët
Për çdo gisht që drejton ndaj të tjerëve, gishtat e tjerë drejtohen nga vetja (ouch!). Ja një e vërtetë që është e vështirë të përtypet: Je i/e mërzitur që të gjithë dinë gjithçka për ty, kur në fakt ti vetë je ai/ajo që po i tregon informacionet. Shmang ndarjen e sekreteve. Privatësia është superfuqi.
Gaforrja
Duket se po shmang takimet me mikeshat për një arsye apo një tjetër. Nuk je në humor për shoqëri dhe po kërkon kthimin drejt vetes. Organizo një mbrëmje për veten – maskë fytyre dhe serialin e preferuar. Po, është aq super sa tingëllon.
Luani
Të jesh më social/e do të thotë të japësh energji për të tjerët dhe të mos mbash mjaftueshëm për veten. Bateritë e tua të brendshme kanë nevojë për rimbushje, gjë që mund të të bëjë të ndihesh i/e lodhur, nervoz/e dhe i/e acaruar kur e ndan hapësirën me të tjerët. Para se të takohesh me ata që njeh, merr pak kohë për veten për të rifituar energjinë.
Virgjëresha
Je i/e mirë në vendosjen e kufijve, por ende të duhet kohë për t’i mbajtur ato. Këtë javë, po e kupton që ti je ai/ajo që nuk po i respekton kufijtë në çdo drejtim. Bëj një hap prapa – ndalo së kontrolluari rrjetet sociale të ish-it dhe së pyeturi kolegët për gjëra personale.
Peshorja
Përballja mund të jetë e frikshme, sidomos kur bëhet fjalë për dikë që të intereson, sepse mund të thuash, dëgjosh ose përsëritësh fjalë të pafalshme. Megjithatë, ikja nga problemet nuk i zgjidh ato. Dërgo një mesazh për të shprehur pakënaqësitë, pa pasur përplasje të drejtpërdrejta dhe ironi.
Akrepi
Kur jeta të jep limona, bëhu kreativ/e – s’ke pse bën veç limonadë. Mund ta përdorësh pengesën si mundësi për të rritur dhe për t’u zhvilluar në karrierë. Mendo ide që flasin me shpirtin tënd dhe forcat e tua – si dhe të bashkëpunosh me dikë që të duhet në jetë.
Shigjetari
Edhe pse je në një marrëdhënie, ndjen nevojën për liri. Para se të ngatërrohesh me partnerin për rebelim, organizo një mbrëmje me miqtë e tu. Nuk duhet t’i japësh fund lidhjes vetëm pse do të argëtohesh me shoqërinë.
Bricjapi
Një nder i thjeshtë mund të sjellë më shumë telashe sesa mendoje. Para se të pranosh të ndihmosh një mik/e, sigurohu që nuk do marrësh mbi supe barra të tjera nga jeta e tij/saj. Tani për tani, pjata jote është plot dhe s’ka vend për më shumë.
Ujori
Disa njerëz kanë miliona gjëra për të thënë pas shpinës tënde, por nuk kanë guximin të jenë të sinqertë përballë. Zakonisht do të ishe i/e mërzitur, por kur shikon burimin e pasigurive të tyre, ndjen keqardhje për ta. Që të flasim troç: Jeta jote po lulëzon dhe ata thjesht janë ziliqarë.
Peshqit
Duket sikur të gjithë rreth teje po ndikojnë në shtimin e stresit në jetën tënde. Nëse ke nevojë për pushim nga disa njerëz, jep vetes një moment çlodhjeje. Nuk ke pse të japësh shpjegime – bëje për të mirën tënde. Ka ardhur koha të vësh veten në plan të parë. Mjaft më me justifikime!
Artikuj të sugjeruar: