Angazhimi në një marrëdhënie është një nga gjërat që disa njerëz i bën të ndihen të plotësuar, ndërsa të tjerëve u shkakton frikë. Disa kërkojnë stabilitet, kurse të tjerë preferojnë pavarësinë dhe lirinë. Nëse ti je nga ata që zgjedhin pavarësinë, ose je në një lidhje me dikë që duket se shmang seriozitetin, yjet mund të kenë diçka për të të thënë.
Bricjapi
Bricjapët janë të lindur për të vendosur dhe arritur qëllime. Janë ambiciozë dhe praktikë, duke i dhënë përparësi karrierës dhe zhvillimit personal. Kur kanë shumë objektiva për të arritur, ideja e dashurisë dhe lidhjes shpesh shtyhet për më vonë.
Nuk janë kundër dashurisë, por hyjnë në një marrëdhënie vetëm kur ndjejnë se kanë kohë dhe hapësirë. Ndaj, ndonjëherë gjërat me dikë të shenjës së Bricjapit mund të ecin me ritme të ngadalta. Nëse po dilni me dikë të kësaj shenje ju duhet shumë durim.
Akrepi
Akrepët njihen për natyrën e tyre misterioze dhe introverte. Nuk shprehen lehtë dhe i mbajnë ndjenjat për vete, duke u kujdesur për imazhin që paraqesin ndaj të tjerëve.
Një lidhje serioze për një Akrep do të thotë humbje kontrolli, ndaj janë të kujdesshëm me hapat që ndërmarrin. Edhe në shoqëri, instinkti i tyre është të mbrojnë veten dhe të mbajnë distancë. Kjo luftë e brendshme i bën të paparashikueshëm dhe të vështirë për t’u lidhur seriozisht në kuptimin tradicional.
Ujori
Ujori e do idenë e dashurisë si një përvojë jetësore. Kjo shenjë kënaqet duke takuar njerëz të rinj, duke mësuar nga marrëdhëniet dhe duke jetuar me pasion, por stabiliteti nuk është pika e saj e fortë. Preferon të veprojë sipas rregullave të veta dhe urren gjithçka që i ngjan një lidhjeje monotone.
Ujori mund të jetë entuziast në fillim të një lidhjeje, por shpejt ndjehet sikur po i cënohet liria, kur gjërat bëhen serioze. Nevoja për liri dhe ndryshim e bën të vështirë qëndrimin në marrëdhënie afatgjata, edhe nëse ndjen për ju.
Burimi: Marie Claire
Artikuj të sugjeruar: