Meghan Markle ka një këshillë të zgjuar për të gjitha nënat e ardhshme, të cilat ende janë në kërkim të një emri për bebin e tyre. Në episodin e ri të podkastit “Confessions of a Female Founder”, dukesha e Sussex, u shpreh se nuk duhet të pyesësh të tjerët për të vendosur emrin e bebit të ardhshëm.
“Këtë ia them çdo gruaje në botë apo çdo personi që do të bëhet prind: Nëse ke një ide për emrin që do t’i vësh bebit tënd, mbaje shumë pranë zemrës emrin, derisa bebi të lindë dhe t’ia vendosësh. Mos pyet askënd për një mendim”.
Pra, praktikisht, nëse ti e ke qejf një emër të caktuar, vendosja bebit pa marrë parasysh se ç’të thonë të tjerët.
Meghan dhe princi Harry janë prindër të princit Archie, 6 vjeç dhe princeshës Lilibet, 3 vjeç. Ata e diskutuan idenë e emrit të vajzës me familjen mbretërore, pasi u frymëzuan nga nofka që ka pasur në fëmijëri mbretëresha e ndjerë Elizabeth.
“Duka foli me familjen e tij më parë. Në fakt, gjyshja e tij ishte personi i parë në familje që ai telefonoi. Gjatë bisedës, ai i tha se kishte dëshirë ta quante vajzën Lilibet, në nder të saj. Por, nëse ajo nuk do e kishte mbështetur, nuk do e kishin vendosur emrin Lilibet”, u shpreh një zëdhënës i dukës dhe dukeshës për People.
Për sa i përket djalit të tyre, çifti zbuloi në vitin 2022 se kishin qenë mes zgjedhjes së emrit Archie dhe Harrison si emër të parë parë, por përfundimisht vendosën të përdorin Harrison si emër të mesëm.
Në podkast, Meghan tha se të zgjedhësh një emër për një fëmijë “nuk është shumë ndryshe nga zgjedhja e emrit për kompaninë tënde.”
Fundja, të dyja konsiderohen si fëmijë.
Artikuj të sugjeruar: