Horoscope

Hëna e re e majit: Shenjat që do të ndikohen më shumë

Hëna e re e majit: Shenjat që do të ndikohen më shumë

Je gati për një fillim të ri? Hëna e re e majit do të shkëlqejë qiellin më 27 maj, për të sjellë momente të reja, që do të ndriçojnë zemrën dhe mendjen tënde. Kjo Hënë e re sjell potencial të madh për dëshirat e tua, manifestimin dhe veçanërisht, periudha super të rëndësishme për këto tre shenja:
 
Dashi

Hëna e re ndikohet nga energjia e Binjakëve (sepse jemi në sezonin e tyre), ndaj theksi vendoset mbi ndarjen e ideve dhe shprehjen e mendimeve. Do e ndjesh energjinë e re në mënyrë më intensive, pasi kjo ngjarje qiellore do të cekë zonën e komunikimit. Dëshira për të thënë të vërtetën është kaq prezente, sa do ta kesh të pamundur t’i shmangesh. Besoji vetes, intuitës dhe ruaje integritetin tënd.
 
Binjakët

Vetëbesimi yt po lulëzon, ndaj është momenti që të përfitosh nga kjo periudhë. Mendja jote po shndrin si Dielli, ndaj shijoje kthjelltësinë dhe idetë brilante që do të të vërtiten në kokë këtë periudhë. Do të ndihesh shumë mirë teksa lidhesh me një anë të fshehur të vetes dhe realizon dëshirat e tua të vërteta. Ndonjëherë, është e vështirë të jesh autentik/e, por me ndihmën e kësaj ngjarjeje qiellore, do ia dalësh!
 
Shigjetari

Nëse në marrëdhëniet e tua më të ngushta ka gjëra të pathëna, tani është koha për të hapur zemrën dhe për të shprehur atë që ndjen. Kjo Hënë e re prek shtëpinë tënde të partneriteteve, duke të dhënë mundësinë të nisësh një kapitull të ri në dashuri, të mbushur me momente të bukura dhe lidhje emocionale më të qëndrueshme.

Artikuj të sugjeruar:


 
 

REELS

Thjesht një test 😼

I keni parë kostumet e reja nga Shop Class? Këtë sezon vijnë ndryshe dhe JO, nuk janë njësoj si gjithë të tjerët sepse koleksioni i ri “WEAR YOUR ENERGY’ me prerjet e veçanta, oversize, i shkojnë çdo trupi. Shto këtu detajin më IN të ‘Layers-ave’ dhe 5 ngjyrat i bëjnë ndryshe nga gjithçka që keni parë më parë. Për të vërtetuar çdo fjalë që është shkruar më sipër shkoni te @shopclassavonline dhe zgjidhni kostumin tuajin sepse vajzat që nuk duan të jenë si të tjerat, meritojnë CLASS.

Gjithmonë gati!

@sunride.al bën 2 vjeç dhe në këtë ditëlindje vjen me shumë oferta dhe argëtim pa fund.

Një brand shumë ndryshe vjen për herë të parë në Shqipëri! @skin.care.albania

Prindërit më kanë krahasur gjithmonë me kushërirat, ndaj s’ndihem kurrë sikur bëj mjaftueshëm.

Si do reagonit po të merrnit një propozim të tillë? 🤨

Për të gjithë prindërit e rinj – @mamushe.co mendon për ju! Regjistrohuni brenda muajit Tetor dhe përfitoni 30% ulje. Kush tha që të bëhesh prind nuk vjen me përfitime?

Për ç’po flasin?

Vuan nga sëmundja e quajtur Lyme dhe depresioni