
Hamasi merr përgjegjësinë për të shtënat vdekjeprurëse në stacionin e autobusit në Jeruzalem

Hamasi ka marrë përgjegjësinë për një sulm vdekjeprurës me armë në një stacion autobusi në Jeruzalem, në të cilin u vranë tre izraelitë, duke bërë që kryeministri Benjamin Netanyahu të zotohet të eliminojë grupin palestinez sa herë që ndalon lirimi i pengjeve.
Të shtënat lanë në hije negociatat që synonin zgjatjen e armëpushimit ekzistues në Gaza, por pavarësisht sulmit, Egjipti dhe Katari mbetën me shpresë se mund të zgjasin me dy ditë armëpushimin, në këmbim të lirimit të 20 pengjeve të tjerë dhe 60 palestinezëve të tjerë të mbajtur në burgjet izraelite.
Sulmi i Izraelit në jug të Gazës mund të shtyjë 1 milion refugjatë në kufirin me Egjiptin, paralajmëron OKB

Një sulm i ri ushtarak i Izraelit në jug të Gazës së mbipopulluar mund të bëjë që shumë prej 1 milion refugjatëve – përfshirë 900,000 të strehuar në ndërtesat e OKB-së – të përpiqen të kalojnë kufirin me Egjiptin, ka paralajmëruar kreu i agjencisë së OKB-së, UNRWA.
Pas një vizite të dytë brenda natës në Gaza, Philippe Lazzarini i kërkoi Izraelit të mendonte për pasojat e një sulmi në jug nëse armëpushimi i përkohshëm në luftime nuk zgjatet.
Rusia e konsideron "lëvizjen publike ndërkombëtare LGBT" si ekstremiste

Gjykata e Lartë e Rusisë e ka shpallur të jashtëligjshme dhe ekstremiste atë që e quajti një "lëvizje publike ndërkombëtare LGBT", një vendim për të cilin përfaqësuesit e homoseksualëve dhe transgjinorëve paralajmërojnë se do të sjellë arrestime dhe ndjekje penale të komunitetit LGBTQ+.
Etiketimi "ekstremist" mund të nënkuptojë se homoseksualët, transgjinorët si dhe çdo anëtar tjetër i komunitetit LGBTQ+ që jetojnë në Rusi, mund të marrin dënime të gjata me burg nëse konsiderohen nga autoritetet si pjesë e të ashtuquajturës "lëvizja publike ndërkombëtare LGBT".
Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë thënë se formulimi i paqartë i vendimit për "lëvizjen publike ndërkombëtare LGBT" u lejon autoriteteve ruse të persekutojnë çdo individ apo organizatë që e konsiderojnë si pjesë të "lëvizjes".
Policia spanjolle heton vdekjen e katër emigrantëve të detyruar të zbrisnin nga skafi

Policia spanjolle ka nisur një hetim pasi katër persona humbën jetën si rezultat i dëbimit me forcë nga një skaf në lëvizje në det vetëm disa metra larg brigjeve jugore të Andalucisë.
Kjo taktikë po bëhet gjithnjë e më e zakonshme. Njerëzit që vdiqën të mërkurën ishin midis 27 pasagjerëve që me sa duket u detyruan të hidheshin në det. Të 35 personat besohet se ishin emigrantë nga Afrika veriore.