Bota

#FreeMadleen: Njerëzit kërkojnë me ngulm të lirohet ekuipazhi i anijes së nisur drejt Gazës

#FreeMadleen: Njerëzit kërkojnë me ngulm të lirohet

Një anije e dërguar nga Freedom Flotilla, koalicioni pro-palestinez, ka bërë një përpjekje simbolike, por domethënëse, për të dërguar ndihma në Gaza, pasi forcat izraelite e kanë ndërprerë aksesin e palestinezëve ndaj ndihmave që vijnë nga vende të ndryshme. Në anije ndodheshin disa aktivistë, mes tyre edhe Greta Thunberg.

Ushtria izraelite mori nën kontroll anijen “Madleen” që po përpiqej të çonte ushqime në Gaza në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (9 qershor) dhe e çoi ekuipazhin e saj, përfshirë edhe Greta Thunberg, në një port izraelit. Anija u dërgua për një arsye të qartë: Për të “thyer” në mënyrë simbolike bllokadën që Izraeli u ka bërë banorëve të Gazës dhe për të rritur ndëgjegjësimin ndaj një krize urie që është në prag.

Ndër komunikimet e fundit nga “Madleen”, para se të humbte kontaktet, ishte një foto që tregonte ekuipazhin prej 12 vetash të mbledhur, me jelekë shpëtimi dhe duart në ajër. Fotoja u postua në rrjetet sociale nga një ekip që punonte me eurodeputeten franceze Rima Hassan, e cila ndodhej gjithashtu në bord. Një seri mesazhesh të regjistruara më parë nga anëtarët e ekuipazhit u publikuan në internet.

“Nëse po shihni këtë video, atëherë jemi ndaluar dhe rrëmbyer në ujëra ndërkombëtare,” tha Greta Thunberg në një mesazh të shkurtër, duke u bërë thirrje familjarëve, miqve dhe mbështetësve që të ushtrojnë presion mbi qeverinë suedeze për lirimin e saj sa më parë.

Më pas, Ministria e Jashtme izraelite njoftoi se ekuipazhi po dërgohej në Izrael dhe “pritej të kthehej në vendet e tyre të origjinës”, duke postuar edhe një foto ku Thunberg-it i ofrohej një sanduiç.

Ndalimi i tyre është i paligjshëm!

“Izraeli nuk ka asnjë autoritet ligjor për të ndaluar ekuipazhin e “Madleen” në ujëra ndërkombëtare dhe për të konfiskuar ndihmat në bord – përfshirë ushqime, qumësht për foshnjat dhe materiale mjekësore”,– tha Huwaida Arraf, avokate për të drejtat e njeriut dhe organizatore e Freedom Flotilla.

Më tej, ajo vijon:

“Ky sekuestrim shkel hapur ligjin ndërkombëtar dhe sfidon urdhrat detyruese të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që kërkojnë qasje të pakufizuar humanitare në Gazë. Këta vullnetarë nuk janë nën juridiksionin izraelit dhe nuk mund të akuzohen për krime për dorëzimin e ndihmës apo sepse kanë sfiduar një bllokadë të paligjshme. Ndalimi i tyre është arbitrar, i paligjshëm dhe duhet të marrë fund menjëherë!”.

#FreeMadleen: Njerëzit kërkojnë me ngulm të lirohet

Ndalimi i anijes dhe marrja peng e ekuipazhit ka ngjallur mijëra reagime publike, sidomos në rrjetet sociale. Njerëzit kanë nisur fushatën online #FreeMadleen dhe kërkojnë që menjëherë të lejohet anija që të shpërndajë ndihmat dhe që të lirohet ekuipazhi.

"Ata s'kanë asnjë faj, por po reagojnë kundër gjenocidit"; "Lirojini menjëherë! Ç'dreqin po bëni?!"; "Përfundimisht, izraelitët janë çmendur", ishin disa nga komentet në rrjetet sociale.

Anija u nis në një kohë kur presioni ndërkombëtar ndaj Izraelit, për shkak të urisë në Gaza po rritet. Si një përgjigje ndaj vëmendjes së madhe që gjeneroi ekuipazhi, Ministria e Jashtme izraelite e etiketoi grupin e famshëm si një “jaht për selfie”, duke nënkuptuar se ata po e bëjnë gjithçka për vëmendje.

Nisma e Freedom Flotilla u ndoq me shumë interes. Vetë koalicioni lejoi njerëzit e interesuar që të ndiqnin rrugëtimin e anijes dhe të shihnin në kohë reale gjithë udhëtimin e ekuipazhit.

#FreeMadleen: Njerëzit kërkojnë me ngulm të lirohet

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, bëri sulme personale ndaj Thunberg dhe pjesëtarëve të tjerë të ekuipazhit në një postim në X, duke thënë se ata do të detyroheshin të shikonin një film mbi sulmet e Hamasit më 7 tetor 2023, që shkaktuan luftën. Rreth 1,200 persona u vranë atëherë, shumica civilë dhe 250 u morën peng në Gaza, ku 55 ende nuk janë liruar.

Sulmet izraelite ndaj Gazës që prej 7 tetorit 2023 kanë vrarë mbi 54,000 palestinezë, shumica gra, fëmijë dhe të moshuar. Për shkak të tyre janë plagosur mbi 125,000, sipas autoriteteve shëndetësore në territor, të cilët historikisht kanë dhënë shifra të sakta gjatë konflikteve.

Shumica e 2.3 milionë banorëve të Gazës janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe janë zhvendosur disa herë. Muajin e kaluar ekspertët e sigurisë ushqimore paralajmëruan se territori është në “rrezik kritik urie”.

Raportuesja speciale e OKB-së për të drejtat e njeriut në territoret palestineze të okupuara nga Izraeli i bëri thirrje Britanisë së Madhe të sigurojë lirimin e anijes “Madleen”, ekuipazhit të saj dhe u kërkoi edhe të tjerëve të sfidojnë bllokadën.

“Çdo port mesdhetar duhet të dërgojë anije me ndihma, solidaritet dhe humanizëm për Gazën,” postoi Francesca Albanese në X. “Thyerja e rrethimit është një detyrë ligjore për shtetet dhe një domosdoshmëri morale për të gjithë ne.”

Të dielën, një numër i madh palestinezësh u vranë teksa përpiqeshin të merrnin ushqim. Ata u qëlluan nga forcat izraelite ndërsa po shkonin drejt dy qendrave shpërndarjeje, të drejtuara nga një grup logjistik i mbështetur nga SHBA dhe Izraeli. Izraeli tha se kishte qëlluar në ajër si paralajmërim ndaj atyre që i ishin afruar forcave të tij.

Sa i përket Freedom Flotilla-s, kjo është një tjetër përpjekje e kryer nga organizata, pasi një muaj më parë, u nis edhe një anije tjetër, e cila mori flakë pranë Maltës dhe dërgoi sinjalin SOS (për të kërkuar ndihmë) dhe sipas të njëjtit grup që organizoi udhëtimin në “Madleen”, anija u sulmua nga dronët izraelitë, duke shkaktuar zjarr. Ushtria izraelite nuk bëri asnjë koment mbi ngjarjen.

Në vitin 2010, nëntë aktivistë u vranë kur komandot izraelite bastisën një flotë të vogël anijesh që po përpiqeshin të dërgonin furnizime, përfshirë materiale ndërtimi drejt Gazës. Izraeli filloi bllokadën ndaj Gazës në vitin 2007.

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb