
Lideri i Koresë së Veriut thotë se do të asgjësojë totalisht SHBA dhe Korenë e Jugut

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u shpreh se ushtrisë së tij do t’i duhet të “asgjësojë totalisht” Korenë e Jugut dhe SHBA, në rast se provokohet. Ai premtoi se do të forcojë mbrojtjen e kombit, për një përballje të udhëhequr nga SHBA.
Korea e Veriut vijon të mbetet një vend i izoluar dhe ka shtuar stërvitjen e trupave nga frika e një sulmi të bashkuar mes SHBA dhe Koresë së Veriut. Kim ka testuar shumë armë dhe pritet që t’i shtojë edhe më shumë testet, ndërsa tensionet rriten.
Gjykata e Lartë në SHBA thotë të bëhet kujdes ndaj përdorimit të Inteligjencës Artificiale

Sipas John Roberts, kryetari i Gjykatës së Lartë, duhet që të ketë një vetëpërmbajtje nga strukturat e zbatimit të ligjit në lidhje me përdorimin e Inteligjencës Artificiale, por duke mos u shprehur as pro dhe as kundër saj.
John u shpreh se teknologjia në fjalë ka potencialin e madh që të ndihmojë gjykatat në zgjidhjen e shumë rasteve në mënyrë më të shpejtë dhe pa shumë shpenzime, por theksoi edhe shqetësimet mbi privatësinë.
Mbretëresha e Danimarkës njofton abdikimin nga froni

Margrethe II, mbretëresha e Danimarkës, ka njoftuar krejt papritur abdikimin nga froni në fjalimin e saj për Vitin e Ri, duke ia lënë radhën djalit të saj të madh, Frederik.
Ajo do të japë dorëheqjen më 14 janar, fiks 52 vjet nga vendosja në fron në vitin 1972.
Çiklistja olimpike humb jetën në moshën 32-vjeçare

Melissa Hoskins, çiklistja olimpike dhe ish-kampione e botës, ka humbur jetën në moshën 32-vjeçare, pasi i shoqi e ka shtypur me makinë. Bashkëshorti i saj, Rohan Dennis, është gjithashtu kampion bote në provën e kohës dhe fitues në “Tour de France”.
Ai u arrestua për vdekjen e saj, duke u akuzuar për “vdekje nga drejtimi i rrezikshëm” dhe “drejtim i automjetit pa kujdesin e duhur”.