Sa shumë u fol për këngët që shkojnë në Eurovizion sot (e diel, 24 nëntor), por kësaj here nuk ishte as Diana Ziu, as Alketa Vejsiu, as Kozeta Kurti e kështu me radhë. Pas Tamara Todevska-s që për pak sa nuk fitoi vitin e kaluar dhe bukuroshit që la Eurovizionin në Israel për “Këngën Magjike”, këtë herë ndalemi te Juliana Pasha.
Juliana është e mendimit se Shqipëria është përqafësuar gjithnjë me dinjitet në Eurovizion, por vetëm një këngë është e preferuara e saj. E ftuar në “E diell”, Juliana, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Oslo me “It’s all about you”, tregoi se i preferuari i saj është Eugent Bushpepa.
“Personalisht do të veçoja Eugent Bushpepën. Më pëlqen mënyra sesi këndon, për sigurinë që ka patur në skenë, por edhe për këngën. Ishte kompozim i tij, nuk ishte një kompozim që vinte nga një kompozitor i mirëfilltë.”
“Mall” e Eugent Bushpepës u konsiderua një ndër këngët e preferuara të publikut europian në 2018-n, ndërsa Eugenti u cilësua si vokali më i mirë mashkullor. Ai ishte autori i vetëm i këngës, e cila më pas u përpunua nga producenti britanik Jim Lowe. Videoklipi u realizua nga Ajola Xoxa dhe Anima Picture dhe përfshinte elementë të dashurisë lirike, e cila pengohej nga distanca dhe faktorë të tjerë.
Në kanalin e Eurovision Hub në YouTube u publikuan video me reagimet e të huajve kur dëgjonin këngën e Eugentit. Pjesa dërrmuese e reagimeve qenë të tipit: “WOW çfarë zëri”, “Ky djalë qëndron kaq i lirshëm në skenë”, “Nuk e kuptoj se çfarë thotë, por po më shijon jashtëzakonisht shumë.”
Artikull i rekomanduar:
3 këngët më fantastike të Shqipërisë në Eurovision