Muzika

Kozeta Kurti për Festivalin e Këngës: “Ç’e keni kap’ me Elvanën?”

Shkruar nga Anabel

4 Nëntor 2019

Kozeta Kurti për Festivalin e Këngës: “Ç’e

Festivali i Këngës në RTSH u shoqërua edhe këtë vit me debate të forta. Debati nuk ka të bëjë me publikun, sepse siç mund ta shihni në sondazhin e mëposhtëm realizuar në Revista Anabel në Facebook (më shumë se 7000 vota) dhe @Anabel_Hostel në Instagram (afro 20,000 vota), interesi është i ulët,

Kozeta Kurti për Festivalin e Këngës: “Ç’e

por me artistët, të cilëve iu refuzua kënga. Pjesëmarrja e Elvana Gjatës për herë të parë në Festival, u pasua edhe nga zërat se këngëtarja është shpallur fituese qysh prej fillimit.

Në një postim në Instagram, Kozeta Kurti, dikur zëdhënese për shtyp e Festivalit, shkruan ndër të tjera se “nëse Elvana Gjata shkon në Festival me një këngë të mirë”, sepse nuk beson se për herë të parë në Festivalin e Këngës Elvana do të konkurrojë me një këngë joprofesionale, “çfarë të keqe do të kishte ta fitonte?”.

“Nëse Elvana Gjata shkon këtë vit në Festival, nëse Elvana Gjata ka vërtet këngën më të mirë në Festival (se nuk besoj që do të shkojë Elvana për herë të parë në Festival me një këngë joprofesionale), çfarë të keqe do të kishte ta fitonte? Është konfirmuar, është investuar, kështu që pse jo?."

Në vijim shton:

"1 – Pyetja shtrohet ndryshe: A ka vërtet Elvana një këngë që e ka dorëzuar në Festival në afatet e caktuara apo më përpara ka dalë emri i saj se vetë kënga? (Nëse është kështu, ç’faj ka Elvana? Si mund t’i kërkojmë ne llogari dikujt që mund të vërë kushte? Ne llogarinë në fakt duhet t’ua kërkojmë atyre që pranojnë kushte, jo atyre që vendosin kushte)."

Më pas, Kurti ngre në pikëpyetje faktin se mos emri i Elvanës po përdoret për zhurmë, pak kohë përpara Festivalit.

"2 – Dyshimi dhe nevoja për investigim shtrohet edhe më tej: Nëse Elvana s’ka dorëzuar ende këngë (dhe sipas rregullave të Festivalit, jo sipas rregullave të organizatorëve) tashmë nuk mundet më, a mos po përdoret emri i saj për zhurmë dhe vetëm pak kohë përpara Festivalit, të jemi përballë titujve: “Elvana Gjata lë Festivalin” dhe ky të ketë qenë një “shërbim i kryer” për Arilenën? Kujtoj se dy vjet më parë, kur unë kam qenë zëdhënëse për shtyp për Festivalin, apo PR në gjuhën bashkëkohore, të gjithëve mund t’u kujtohen fjalët: Arilena fiton Festivalin (ndërkohë që Arilena s’kishte dorëzuar fare këngë)."

Më tej, ajo shkruan se “artistët nuk mund të tërhiqen nga gara, sepse kanë firmosur kontrata me penalitete”:

"Po si do justifikohet kjo, ndërkohë që na është ngatërruar nëpër këmbë një marrëveshje që kanë firmosur këngëtarët? Nuk është kontrata që artistët “pranojnë fitues” të shpallur. Është keqinformim i medias. Ajo është një marrëveshje që i ka detyruar pjesëmarrësit të firmosin për të konfirmuar prezencën e tyre. Pra, nesër, pasnesër të mos guxosh të thuash “do tërhiqem”.

Dhe kjo është tërësisht e arsyeshme, duke patur parasysh që organizatorët e Festivalit të këtij viti, të detyrojnë të firmosësh kontrata me penalitete financiare të majme në produksionet e tyre private (ndërkohë që s’paguajnë asnjë kokërr leku). Në festival të paktën, kënga blihet."

Postimi i Kurtit përfundon kështu:

“3 – Apo mos po ndodh e kundërta? Një kompromis me Arilenën (meqë shumë u fokusuam tek emri i saj përpara se të dilte emri i Elvanës). Që njerëzit të turreshin pas saj, e në fund gara të duket e drejtë.”

Në postimin e saj, një ndjekës shkruan ndër të tjera se gjatë historikut të Festivalit, “nuk ka parë kurrë një këngë më të mirë se kënga fituese”. “Këto justifikimet e shumë këngëtarëve se s’marr pjesë se dihet fituesi, [le të provojnë] të marrin pjesë me një super këngë dhe ta shohim si thyhet miti,” shkruan ai.

Komenti i plotë:

“Ne jemi ndër të vetmet vende, në mos të themi i vetmi, që thjesht dimë t’u shkaktojmë stres këngëtarëve nëpër festivale, në veçanti fituesit/es. Akuza para festivalit, akuza pas festivalit, stres para Eurovizionit e stres pas tij. S’kanë faj dhe ua besoj kur këngëtar si Eugenti kanë përdorur ilaçe qetësuese nga presioni i madh që ne ushtrojmë.

Pastaj ç’të keqe ka të fitojë Elvana ose Arilena? Të dyja artiste shumë të mira dhe siç e thatë edhe ju, s’besoj se do të marrin pjesë për herë të parë me këngë dosido. Le ta shijojmë festivalin, se një fitues do ketë. Në mos Elvana, Arilena. Në mos e kundërta, një tjetër.

Fundja si shikues i Festivalit, s’kam parë ndonjë këngë tjetër në konkurrim më të mirë se kënga fituese. Mbaj mend në 2017-n, kur fitoi Eugenti, reagimin e publikut. Dhe po të kishte zgjedhur juria dikë tjetër fitues, publiku ishte gati “të mbyste” jurinë. Këto justifikimet e shumë këngëtarëve se s’marr pjesë se dihet fituesi, t’marrin pjesë me një super këngë dhe ta shohim si thyhet miti.”

Artikull i rekomanduar: T’u refuzua kënga në Festivalin e RTSH-së? E çfarë pastaj?

MOS I HUMBISNI