Instagramming

Si duket rikthimi në ekran i Marina Vjollcës?

Shkruar nga Anabel

3 Shtator 2019

Si duket rikthimi në ekran i Marina Vjollcës?

Rikthimi i Marina Vjollcës në televizion u konfirmua në mes të gushtit, kur Turjan Hysko konfirmoi për Anabel.al se “po punon me një spektakël prime time në Klan”, i cili do të transmetohet në orën 21:00, çdo të shtunë dhe do të moderohet nga Marina.

Pak më parë, vetë Marina postoi në llogarinë e saj të Instagram-in spotin promovues, ku njofton zyrtarisht rikthimin e shpejtë.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on

Me pamjen prej "Girl Boss", moderatorja shfaqet e veshur me të zeza në ambientet e një zyre, ku sigurisht rregullat aty i bën ajo. Prej aty, Vjollca nis "rrugën" drejt dritave të skenës së madhe. 

Si duket rikthimi në ekran i Marina Vjollcës?

Çfarë Marina kërkon që spektatorët të mbajnë mend është një "#M" që vezullon! Vetëm kaq!

Si duket rikthimi në ekran i Marina Vjollcës?

Ndonëse deri më tani është thënë se spektakli që rikthen moderatoren quhet "Klanifornia Show" dhe flitet për një program të përmasave për të mëdha, në vazhdim do të mësojmë specifikisht ç'fshihet pas këtij spoti.