Shtëpia dhe/ose familja kanë qenë në mendjen tuaj për dy vitet e fundit, por nga fundi i muajit të kaluar, me Hënën e re në Dem më 27 prill, duket se keni hapur një kapitull të ri në këtë drejtim. Mund të keni marrë një vendim të rëndësishëm (ose jeni duke u përgatitur ta merrni tani në fillim të majit), sepse Afërdita, planeti që sundon këtë fushë, u takua me Saturnin në kohën e Hënës së re. Të dy planetet ishin në harmoni me planetin tuaj sundues, Uranin, i cili ende ndodhet në sektorin e shtëpisë suaj. Edhe pse mund të ndiheni pak të pasigurt për hapin e radhës, kushtet janë pozitive dhe duket se gjithçka do të shkojë mirë për ju.
Megjithatë, ka një problem: Dielli dhe Hëna e re më 27 prill kanë qenë në një kënd të vështirë me Plutonin në Ujor dhe Marsin në Luan. Dikush, një anëtar familjeje, ose një person me të cilin po punoni për çështje që lidhen me shtëpinë apo pronën tuaj—duket se po ju acaron dhe po ju provokon. Ju e perceptoni këtë person si të padurueshëm, konkurrent apo armik të vazhdueshëm. Instinkti juaj mund t’ju thotë të reagoni ashpër, por në të vërtetë, e kundërta do të ishte më e dobishme. Duke përdorur një ton më të butë, do të arrini rezultate më të mira.
Hëna e plotë në Akrep më 12 maj do ta çojë këtë situatë që lidhet me shtëpinë apo familjen në një pikë kulminante dhe në të njëjtën kohë, një çështje në karrierën tuaj do të sjellë lajme që do të kërkojnë të gjithë vëmendjen tuaj. E vetmja gjë që mund të veprojë kundër jush është nëse reagoni me tepër emocion. Nëse jetoni me partnerin apo bashkëshortin tuaj, mund të keni nevojë të qetësoni frikërat e tij/saj mes gjithë asaj që po ndodh përreth jush. Sigurojeni partnerin që do të keni kohë për të. Bëjeni këtë edhe nëse ndjeni se të gjitha aspektet e jetës suaj po ju kërkojnë njëkohësisht. Do t’ju duhet delikatesë dhe durim për të qetësuar emocionet që qarkullojnë. Hëna e plotë e 12 majit nuk do të jetë e lehtë.
Gjithsesi, pjesa e mrekullueshme e jetës është se retë e zeza mund të shpërndahen dhe pas një stuhie vjen ajri i pastër dhe rrezet e diellit, që ju bëjnë të harroni gjithçka që ndodhi më parë. Kjo është pikërisht ajo që pritet të ndodhë me njërën nga Hënat e reja më të bukura të vitit më 26 maj te Binjakët, e cila do të sjellë mbështetje nga të gjithë trupat qiellorë në shumë aspekte—lumturi, dashuri dhe romancë, në një nivel që rrallë e keni përjetuar dhe ndoshta keni menduar se nuk ishte e mundur.
Kjo Hënë e re më 26 maj te një shenjë Ajri si ju, do të ndriçojë shtëpinë e pestë të hartës suaj, e cila sundon jo vetëm dashurinë, por edhe gëzimin përmes fëmijëve dhe përpjekjeve krijuese. Hëna, Dielli dhe Mërkuri do të qëndrojnë afër te Binjakët dhe do të jenë në pozicion ideal për të marrë mbështetje të fuqishme nga Plutoni në Ujor. Kushtojini të gjithë vëmendjen jetës suaj private dhe emocionale, të dashur Ujorë—kjo Hënë e re do të jetë ndihmuese si për beqarët, ashtu edhe për ata në një lidhje. Është koha të kënaqeni.
Nëse mund të bëni një udhëtim të vogël diku ndërmjet 26 majit dhe 9 qershorit, do të kënaqeni dhe nëse keni një partner, udhëtimi do të jetë shumë romantik. Plutoni do të dërgojë rreze të ndritshme drejt Saturnit dhe Neptuni.
Të dashur Ujorë, kjo është fiks periudha e artë për të përjetuar argëtim, dashuri dhe siguri emocionale përmes fëmijëve ose duke ushtruar krijimtarinë tuaj. Përfitoni sa më shumë—ky është momenti juaj!
Mund të ndjeni një dëshirë të fortë për të bërë një udhëtim të shkurtër ndërsa hyni në maj, e nxitur nga Hëna e re e muajit të kaluar më 27 prill, por me Marsin që ngroh sektorin tuaj të detyrave dhe angazhimeve, do të jeni të element i rëndësishëm në punë dhe do ta keni të vështirë të gjeni edhe disa ditë pushim.
Lista juaj e detyrave është rritur si në punë, ashtu edhe në shtëpi, për shkak të Marsit në Luan. Nëse keni nevojë të udhëtoni për të takuar një klient me qëllim që të merrni miratimin për një projekt të ri, do të jetë pak e vështirë të negocioni. Momenti nuk është i përshtatshëm për këtë takim, ndaj qëndroni në vend. Riprogramojeni atë për kohën më të favorshme të muajit—më 26 maj ose pas kësaj date.
Dëshira për të udhëtuar do të rikthehet me Hënën e plotë në Akrep më 12 maj dhe me Diellin që bashkëvepron me Uranin, mund të merrni një vendim spontan për t’u arratisur, megjithë planetet rebelë që keni në kundërshtim.
Më 12 maj, në Hënën e plotë, çdo planet në sistemin tonë diellor do të jetë i përfshirë dhe do të “shprehë opinionin e vet”, si një familje e madhe me shumë këndvështrime. Do të bëhet e qartë që askush nuk është plotësisht dakord për një drejtim të vetëm. Edhe pse atmosfera mund të ndihet e rënduar, mund të bëni përparim nëse veproni ngadalë dhe me kujdes, sepse Saturni do ta mbështesë këtë Hënë të plotë. Siç e thamë, Dielli do të bashkëpunojë me Uranin, planetin e të papriturave dhe të dy do të jenë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Hënën e plotë. Kjo është një lidhje e paqëndrueshme dhe një moment jo i mirë për të nënshkruar kontrata.
Siç e shihni, kjo Hënë e plotë është e ndërlikuar, me mundësi si për përfitim, ashtu edhe për humbje, në varësi të kujdesit që tregoni në analizimin e hollësive dhe në kuptimin e pritshmërive të klientit apo shefit tuaj. Por, gjithçka zgjidhet me komunikim. Nëse jeni të detyruar të firmosni një kontratë, këshillohuni me avokatin tuaj.
Nuk është një moment i mirë për të vizituar ose kontaktuar një klient dhe për të negociuar një marrëveshje. Nuk është kohë e mirë as për të udhëtuar për qejf. Fundi i majit do të jetë kaq i bukur, pse të harxhoni energjinë me një Hënë të plotë kaotike?
Keni një moment të ndritshëm më 22 maj, kur Marsi do të jetë në një marrëveshje të rrallë trekëndore me Afërditën, që sundon paratë dhe fitimet (mes të tjerash). Afërdita ndodhet aktualisht në sektorin tuaj të të ardhurave, ndërsa Marsi po kalon përmes sektorit të projekteve tuaja. Kjo tregon se mund të keni një mundësi të mirë për të fituar para.
Afërdita ka qenë në prapavijë gjatë marsit dhe doli nga ky pozicion më 12 prill. Tani, ajo do të përqendrohet për të rifituar fuqinë e saj të mëparshme gjatë majit. Ky proces do të përfundojë më 16 maj—pikërisht në zonën e ndikimit të Hënës së plotë, nga 12 deri më 17 maj.
Ndërsa i afroheni fundit të majit, e gjithë atmosfera do të ndryshojë ndjeshëm, duke u kthyer në një mjedis të paqtë dhe të ngrohtë.
Keni një Hënë të re të mrekullueshme, që vjen më 26 maj në mbrëmje te Binjakët—një nga Hënat e reja më të mira të vitit. Kjo Hënë e re shfaqet shtëpinë tuaj të katërt, që sundon shtëpinë dhe familjen dhe do të përmbushë shumë nga premtimet që ju janë dhënë nga Jupiteri gjatë periudhës nga 25 maj 2024 deri më 9 qershor 2025.
Planeti i fuqishëm financiar, Plutoni, do të dërgojë valë vezulluese drejt Mërkurit, Diellit dhe Hënës së re, të cilët do të jenë të gjithë të përqendruar në sektorin tuaj të shtëpisë, me Jupiterin ende aty për t’u siguruar që të vijnë drejt jush mundësi fatlume.
Pas ardhjes së Hënës së re më 26 maj dhe në ditët (dhe muajt) që pasojnë, do të ndjeni një ndjenjë kënaqësie për shtëpinë tuaj (ose pronën që zotëroni, jepni me qira, apo do të shisni), por gjithashtu edhe për mbështetjen e fortë familjare që do të përjetoni.
Shtëpia do të jetë vendi juaj i preferuar. I gjithë mundi dhe vëmendja që i keni kushtuar shtëpisë suaj do të nisë të japë fryte dhe dashuria që i keni treguar familjes do të kthehet te ju dhjetëfish.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.