TV Mania

Ndryshime në Tv Klan: Zbulohet spektakli që rikthen Marina Vjollcën

Shkruar nga Anabel

22 Gusht 2019

Ndryshime në Tv Klan: Zbulohet spektakli që rikthen Marina

Prej ditësh, aludohet se Ermal Mamaqi do të largohet nga Tv Klan, gjë që rrjedhimisht lë një hapësirë boshe në një orar prime time të shtunën mbrëma. Në fakt, dihej që prej tetorit të shkuar se Marina Vjollca do të mbetej në Tv Klan dhe prej pak kohësh përflitet se moderatorja do të prezantojë një spektakël të shtunave.

Ndryshime në Tv Klan: Zbulohet spektakli që rikthen Marina

Producenti Turjan Hyska tregoi për herë të parë për Anabel.al se “po punon me një spektakël prime time në Klan”, i cili do të transmetohet në orën 21:00, çdo të shtunë.

Ndryshime në Tv Klan: Zbulohet spektakli që rikthen Marina

Programi, emri i të cilit nuk dihet ende, do të përfshijë aktorët aktualë të “Duplex”, Olsi Bylykyn dhe aktorë të tjerë. “Do të ketë grup baleti, DJ dhe shumë [të tjera]. Në moderim është Marina Vjollca,” përfundoi Hyska.

Ndryshime në Tv Klan: Zbulohet spektakli që rikthen Marina

Përsa i përket “Xing me Ermalin”, burime të shumta konfirmojnë se kontrata me Tv Klan nuk do të rinovohet. I ftuar në emisionin “Treshat”, Mamaqi u pyet nëse “’Xing me Ermalin’ do të vazhdojë sezonin e ardhshëm”. “Do të vazhdojë patjetër, besoj” u përgjigj ai. “Do të vazhdojë në Klan?”, e pyeti sërish Bora Zemani. “Po, besoj, patjetër në Klan,” shtoi ai.

Fjalë si “besoj” dhe “patjetër” duket sikur kundërshtojnë njëra-tjetrën, ndaj Zemani kërkoi të tjera detaje për sezonin e ardhshëm televiziv: “Do të thotë se mund të jetë edhe një gjë tjetër?”. “Po, mund të jetë dhe një gjë tjetër,” përfundoi Mamaqi.

MOS I HUMBISNI