Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2025: Shigjetari dhe Bricjapi

Shkruar nga Anabel

6 Maj 2025

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2025: Shigjetari dhe Bricjapi

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2025: Shigjetari dhe Bricjapi

Ndërsa hyni në maj, duket se jeni të përqendruar në një projekt pune që ka nisur së fundmi, falë Hënës së re të muajit të kaluar më 27 prill. Mund të hasni probleme me dërgesat, doganat, apo me një kontratë që shpresoni ta nënshkruajë një klient. Mos ushtroni shumë presion nëse klienti bën rezistencë. Planetët janë në një gjendje të çuditshme dhe rebele, duke e bërë negocimin pak delikat. Lëreni klientin të zgjedhë ritmin që i përshtatet më mirë, sepse fundi i majit do të jetë shumë më i favorshëm se fillimi apo mesi i muajit.
 
Kini kujdes me shëndetin tuaj, sepse Hëna e plotë më 12 maj në Akrep mund t’ju gjejë të lodhur dhe të dobët, për shkak të ngarkesës së madhe në punë. Astrologjia nuk është fat i shkruar në yje, ndaj mund të shmangni sëmundjen nëse e mbani të fortë sistemin tuaj imunitar me ushqim të shëndetshëm, gjumë të mjaftueshëm dhe çdo këshillë tjetër që ju jep mjeku juaj.
 
12 maji është një pikë e vështirë e këtij muaji dhe të gjithë do ta ndiejmë, pavarësisht shenjës të zodiakut. Një sekret mund të dalë në dritë dhe t’ju shqetësojë, ose mund të zbuloni se një konkurrent ka vepruar në mënyrë të pandershme kur ju nuk kishit dijeni. Një person që e keni pasur për të besuar mund të tregojë fytyrën e tij të vërtetë dhe t’ju tradhtojë, gjë që mund të jetë një përvojë e dhimbshme.
 
Urani do të jetë në bashkëveprim me Diellin dhe përballë Hënës së plotë më 12 maj, ndaj lajmi nuk do të jetë aspak ai që prisnit të dëgjonit. Fatmirësisht, një Hënë e plotë sjell të vërtetën dhe ju detyron të merrni një vendim brenda pesë ditëve. Ajo po përpiqet t’ju mbrojë përmes transparencës dhe së vërtetës.
 
Fundi i majit sjell një Hënë të re emocionuese më 26 maj në sektorin tuaj të partneritetit. Mund të merrni një propozim serioz për martesë ose mund të jeni shumë pranë datës së dasmës. Nëse jeni tashmë të martuar, mund të merrni lajme të bukura nga bashkëshorti juaj lidhur me zhvillime në karrierën e tij/saj.
 
Nëse nuk jeni të interesuar për martesë për momentin, mund ta shfrytëzoni këtë Hënë të re për të përpiluar dhe nënshkruar një marrëveshje me një partner biznesi, agjent, publicist, kontabilist, jurist apo profesionist tjetër që mund t’ju ndihmojë të ecni përpara.
 
Kjo Hënë e re një ngjarje e rëndësishme dhe ndryshon plotësisht energjinë e muajit. Përveçse do të bashkëpunoni me një person të rëndësishëm për ju, krijimtaria juaj do të arrijë pika të larta. Romanca do t’ju mahnisë të enjten e 22 majit—bëni plane!
 
Në ditët e fundit të majit apo në qershor, duket gjithashtu se do të bëni atë udhëtimin për të cilin keni ëndërruar prej kohësh. Me Marsin aktualisht në shtëpinë tuaj të udhëtimeve të gjata dhe në lidhje me Afërditën që ndodhet në Dash, në sektorin tuaj të dashurisë së vërtetë, ky mund të jetë udhëtimi i jetës tuaj. Plutoni do t’ju japë mundësi—nëse nuk dëshironi të udhëtoni jashtë shtetit, mund të gjeni edhe një vend afër qytetit tuaj.
 
Rrallëherë një Hënë e re si ajo e 26 majit sjell së bashku kaq shumë planetë të ndritshëm dhe në harmoni. Kjo është një Hënë që mbahet, të dashur Shigjetar, pasi ka ndikim në 5 muajt e ardhshëm.
 
Jupiteri pritet të largohet nga sektori juaj i martesës/partneritetit më 9 qershor, por përpara se të largohet, ai ka planifikuar këtë Hënë të re të mrekullueshme për ju, që ta shfrytëzoni në fund të muajit, më 26 maj. Jupiteri është planeti sundues i Shigjetarit, duke e bërë dhuratën e tij edhe më të fuqishme dhe të dukshme për ju. Pavarësisht fillimit të vështirë të majit, ky muaj përfundon në një kulm të lavdishëm.
 
Kur Jupiteri të largohet nga Binjakët më 9 qershor, ai do të shkojë në Gaforre dhe në sektorin tuaj financiar, duke premtuar më shumë të ardhura për 12 muajt e ardhshëm. Do të gjendeni në vendin e duhur, në kohën e duhur dhe paratë do të rrjedhin në llogarinë tuaj bankare. Ju pret një e ardhme e ndritur!

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2025: Shigjetari dhe Bricjapi

Paratë duket se janë në qendër të një mosmarrëveshjeje që mund të ketë kulmuar në fund të muajit të kaluar, menjëherë pas ardhjes së Hënës së re më 27 prill. Tensioni ka qenë i lartë, sepse Marsi ka qenë saktësisht përballë Plutonit—një aspekt nxitës dhe shpërthyes. Në të njëjtën kohë, Hëna e re ndodhej në shtëpinë tuaj të pestë, që lidhet me dashurinë e vërtetë, romancën, lumturinë, fëmijët dhe krijimtarinë.
 
Zakonisht, një Hënë e re në Dem si ajo e 27 prillit—që ndodh vetëm një herë në vit—do të krijonte një periudhë të lumtur dhe romantike. Këtë herë, megjithatë, duket se nuk është kështu, pasi Dielli dhe Hëna e re ishin në një “katror” (aspekt i vështirë që tregon pengesa) me Plutonin në Ujor dhe Marsin në Luan. Si Marsi, ashtu edhe Plutoni ndodheshin në sektorët financiarë të hartës suaj, kështu që shqetësimet për paratë mund t’ju kenë detyruar të kufizoni planet shoqërore dhe të ndjeni nevojën për të kursyer.
 
Hëna e plotë më 12 maj do të përqendrohet në një çështje që lidhet me një miqësi, ose mund të sjellë një kulmim rreth anëtarësisë suaj në një organizatë/komunitet. Çfarëdo që të ndodhë do të jetë tërësisht e papritur, sepse Urani do të jetë në bashkëveprim me Diellin dhe përballë Hënës së plotë në një aspekt tronditës.
 
Mund të ndodhë që një mik nuk e ka fort për zemër personin me të cilin po dilni dhe thotë diçka që nuk ju pëlqen. Kjo mund të ndezë një pakënaqësi rreth miqësisë suaj,
 
Duke parë më nga afër, duket se shpenzimet tuaja kanë më shumë të bëjnë me një situatë që lidhet me shtëpinë. Ndoshta jeni duke kursyer për të blerë një shtëpi, duke punuar për rinovim apo riparim, ose po ndihmoni financiarisht një të afërm. Deri më 17 qershor, do të ndjeni se financat janë më të lehta për t’u menaxhuar.
 
Do të merrni një vendim përfundimtar për këtë situatë në fillim të muajit, ose do të prisni deri në Hënën e plotë më 12 maj. Në çdo rast, mund ta ndjeni si një zgjedhje të vështirë.  Ndërveprimet shoqërore zakonisht janë të këndshme dhe të lehta, por siç e shihni, për thuajse tre javët e para të majit, kjo mund të mos jetë e vërtetë—shoqëria mund të ndihet si barrë. Gjithsesi, lajme më të mira po vijnë!
 
Një Hënë e re shumë e bukur do të vijë më 26 maj te Binjakët dhe do të ndriçojë sektorin tuaj të përditshmërisë në punë, duke sjellë një apo (me shumë gjasa) projekte interesante. Aftësia juaj për të komunikuar do të jetë në qendër të vëmendjes, ndaj ky projekt mund të përfshijë fusha të të shkruarit, të folurit, shitjes, apo negociatave për një marrëveshje. Dielli, Hëna e re dhe Mërkuri do të jenë në kënd të përkryer me planetin financiar Pluton në sektorin tuaj të të ardhurave, duke dyfishuar fuqinë për të sjellë rezultate fitimprurëse.
 
Mund të merrni një rritje page ose bonus pas përfundimit të këtij projekti. Nëse ofroni kreativitet dhe gjykim të mprehtë në trajtimin e detyrave tuaja, përfitimi mund të jetë i konsiderueshëm, qoftë menjëherë apo në të ardhmen. Si bonus shtesë, gjatë kësaj Hëne të re, mund të vini re se edhe çështjet e pasurive të paluajtshme që po shqyrtoni duken mjaft premtuese.
 
Kjo Hënë e re ndryshon energjinë e muajit dhe sjell një qershor të këndshëm. Do të keni gjithashtu më shumë kohë për partnerin tuaj.


 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.