KESHILLA PER BLERJET TUAJA
TV Mania

Zbulohet emri i spektaklit më të ri në Tv Klan

Shkruar nga Anabel

25 Gusht 2019

Siç mund ta keni lexuar, producenti Turjan Hyska po punon me një spektakël prime time në Tv Klan, i cili do të transmetohet në orën 21:00 të shtunave mbrëma. Deri pak ditë më parë, emri i programit nuk ishte vendosur ende, ndërsa së fundmi detaje të tjera janë zbuluar.

Hyska zbuloi për Anabel.al se programi do të quhet “Klanifornia Show”. “Do të jetë një spektakël i madh,” shtoi ai.

Programi do të përfshijë aktorët aktualë të “Duplex”, Olsi Bylykun si edhe aktorë të tjerë. “Do të ketë grup baleti, DJ dhe shumë të tjera,” tha Hyska për Anabel.

Ky është programi që rikthen Marina Vjollcën në moderim pas “C’est la vie”. Nuk dihet ende nëse “Shiko Kush Luan” do të nisë transmetimin në shtator, pasi në këtë rast do të kemi një “përplasje” mes motrash.

MOS I HUMBISNI