TV Mania

Marjana Kondit s’i del inati me Kumbaron: ‘Jo gishtin në hundë se është turp ’

10 Korrik 2018

Marjana Kondit s’i del inati me Kumbaron: ‘Jo gishtin në

Muajin e shkuar qarkulloi kudo në media kjo foto e siguruar nga BalkanWeb, ku kuptohej se midis aktores Marjana Kondi dhe ministres Mirela Kumbaro kishte patur një përplasje, gjatë takimit të artistëve lidhur me çështjen e prishjes së Teatrit Kombëtar.

Marjana Kondit s’i del inati me Kumbaron: ‘Jo gishtin në

“I thashë plehrë dhe debile. Më ngatërroi emrin. Më tha Marjeta, i thashë: Hë mi Hajrie. Shko mëso emrat, debile. Ajo më kapi dorën, unë e shtyva me forcë.” shkruhej në bisedën e publikuar.

Më vonë, përmes një postimi në Facebook, Marjana pranoi se kishte patur një lloj përplasjeje mes tyre, por kurrsesi fizike ama.

Kur ky “sherr” (nëse mund të shprehemi në gjuhën e portaleve) dukej se po mbulohej nga pluhuri i harresës, Kondi vendosi të na e risillte përsëri në mendje. Ditën e djeshme ka postuar këtë foto të Kumbaros, e cila shfaqet në një moment shumë njerëzor, duke kruajtur hundën. Krahas fotos, Kondi shkruan:

Marjana Kondit s’i del inati me Kumbaron: ‘Jo gishtin në

“Kujdes nuk është mirë kështu se je dhe femër, elegante, flokë të gjata, akoma ke veroren, s’e ke parë akoma dallëndyshen e parë që se ke hequr [veroren] nga dora. Jo gishtin në hundë se është turp. Lum ti për karakterin që ke! Vuaj unë e shkreta për gjithçka, do marr shembull nga ty që sot e tutje.”