Celebrity

Ellen, ti je?! Moderatorja nuk njihet me pamjen dhe stilin e ri të jetesës

Shkruar nga Anabel

7 Maj 2025

Ellen, ti je?! Moderatorja nuk njihet me pamjen dhe stilin e ri të

Ellen DeGeneres duket se ende nuk është përshtatur me jetën e saj të re në rajonin e Cotswolds, Angli, pasi u zhvendos nga Shtetet e Bashkuara në nëntor të vitit 2024. Ajo dhe partnerja e saj, Portia de Rossi, u larguan nga SHBA-ja pas rizgjedhjes së Donald Trump si president.

Në një video të ndarë së fundmi në Instagram dhe të regjistruar nga Portia, DeGeneres përpiqet të kositë lëndinën në shtëpinë e tyre të re në fshat. Video nis me prezantuesen, e cila përpiqet të ngasë një traktor dhe përfundon me një fragment, ku Ellen përpiqet, por nuk ia del dot të ngjis traktorin në një terren disi të vështirë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ellen DeGeneres (@ellendegeneres)

Megjithatë, ato që bien në sy janë flokët e saj, të cilat duket se ka vendosur t’i errësojë, pas shumë vitesh bionde.

Ellen, ti je?! Moderatorja nuk njihet me pamjen dhe stilin e ri të

DeGeneres nuk është i vetmi personazh i famshëm që u largua nga SHBA-të pas fitores së Trump në zgjedhje. Rosie O'Donnell zbuloi nëpërmjet TikTok se u largua nga vendi më 15 janar 2025, pesë ditë para inaugurimit të Trump dhe u zhvendos në Irlandë.

Artikuj të sugjeruar: