Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2025: Peshorja dhe Akrepi

Shkruar nga Anabel

6 Maj 2025

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2025: Peshorja dhe Akrepi

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2025: Peshorja dhe Akrepi

Kjo Hënë e re do të ketë ndikim për 5 muaj, por do të jetë më e fuqishme gjatë 10 ditëve të para pas shfaqjes së saj. Nëse nuk mund të udhëtoni gjatë këtij muaji, atëherë mund të blini biletat për në vijim dhe të planifikoni një udhëtim të merituar.
 
Nëse jeni të martuar apo në një lidhje serioze, partneri juaj do të dëshirojë t’ju shoqërojë dhe do të shtojë një dozë të madhe romantizmi e argëtimi. Plutoni do të dërgojë rreze miqësore drejt Diellit, Hënës së re dhe Mërkurit nga shtëpia juaj e pestë e dashurisë së vërtetë, duke hapur një kapitull të ri në marrëdhënien tuaj dhe duke nxitur dëshirën për të udhëtuar në të ardhmen. Fundi i majit dhe fillimi i qershorit është momenti i duhur për të lënë mënjanë shqetësimet e karrierës dhe për t'u zhytur në bukurinë e botës dhe aventurave.
 
Nëse nuk keni asnjë mundësi për të udhëtuar si pasojë e Hënës së re më 26 maj, mund të jeni të përqendruar në ndjekjen e formimit tuaj akademik, në një projekt të ri botimi apo transmetimi, në një detyrë të rëndësishme, apo bashkëpunim me dikë nga një vend tjetër si pjesë e një marrëdhënieje dinamike. Në këtë rast, do të jetë një nismë e re që do t’ju kërkojë të përdorni Zoom-in për të diskutuar dhe për të vendosur detajet si ekip. Çdo detyrë e re që do të merrni do t’ju japë më shumë energji dhe mezi prisni të nisni.
 
Hëna e re më 26 maj do të sjellë një kontrast të shumëpritur në jetën tuaj këtë vit, të cilin do ta përqafoni me gjithë zemër. Më në fund, kënaqësia, dashuria dhe lumturia po vijnë drejt jush! Ky është momenti juaj, të dashura Peshore!
 
Analiza juaj e financave do të përfundojë shpejt me Hënën e plotë në Akrep më 12 maj. Në këtë kohë do t’ju duhet të merrni një vendim mbi një çështje financiare ose të veproni për një detyrim që do të maturohet mes 12 dhe 17 majit.
 
Pjesa pozitive e kësaj Hëne të plotë është se ajo do të shënojë fundin e fiksimit tuaj për të vënë rregull në financat tuaja. Karriera juaj është gati të shkëlqejë më shumë se yjet në qiell, kështu që nëse del një shpenzim i madh dhe i papritur, mos u shqetësoni—suksesi është në rrugë për të mbërritur te ju. Më e rëndësishmja: kompensimi juaj financiar që po vjen duhet të përputhet me statusin tuaj gjithnjë e në rritje në industrinë ku punoni.

Lajme pozitive për karrierën do të vijnë së shpejti, por përpara se të ndodhin, duket se do të keni një mundësi për të udhëtuar drejt një qyteti tjetër. Udhëtimi do të jetë thjesht i mrekullueshëm.

Duket se jeni shumë të përqendruar te menaxhimi i parave në fillim të muajit. Mund të jeni duke punuar për të ulur shpenzimet, duke plotësuar dokumentet për taksat ose duke planifikuar një kursim apo investim. Për të arritur qëllimin tuaj, mund t’ju duhet të refuzoni përkohësisht një event, si pjesëmarrja në një festë ditëlindjeje, një dasmë, apo një fundjavë relaksuese. Edhe pse mund të ndiheni pak keq për këtë vendim, duket se motivimi dhe përkushtimi juaj për të ndërtuar siguri financiare është më i fortë se çdo kënaqësi kalimtare që mund të kishit shijuar në fillim të majit. Ky impuls për të analizuar nga afër financat tuaja u aktivizua muajin e kaluar, në Hënën e re në Dem, më 27 prill.

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2025: Peshorja dhe Akrepi

Me Marsin ende në Luan deri më 17 qershor, diçka e mirë po ndodh në karrierën tuaj. Profili juaj është duke u ngjitur në majë dhe eprorët e kanë vënë re performancën tuaj të shkëlqyer. Mund të ndiheni sikur jeni në qendër të vëmendjes dhe si shenja më private e zodiakut, gjithë kjo vëmendje mund të ketë kërkuar një përshtatje të vogël në jetën tuaj. Megjithatë, tani keni një shans të artë për të lënë gjurmë në profesionin tuaj. Gjithçka që duhet të bëni është ta dëshironi dhe të kapni mundësinë dhe momentin me krahë të hapur.
 
Zgjedhjet që do të bëni nuk do të jenë të lehta, sepse Marsi në sektorin tuaj të karrierës ka qenë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Plutonin në sektorin e shtëpisë. Ky përplasje mes Marsit dhe Plutonit ka ndodhur herë pas here që nga nëntori i vitit të kaluar dhe këto dy planete, kur janë të zemëruar, mund të krijojnë një atmosferë të ashpër, shpërthyese dhe kërkuese.
 
Me Marsin në sektorin tuaj të karrierës dhe Plutonin në sektorin e familjes dhe shtëpisë, mund të jeni ndjerë të detyruar t’u kushtoni vëmendje të barabartë të dyjave. Mund të jeni shqetësuar për mirëqenien e një anëtari të familjes—duke pyetur nëse fëmija apo prindi juaj po merr kujdesin që ka nevojë, ndërkohë që përpiqeni të plotësoni kërkesat e klientëve apo shefave tuaj. Marsi dhe Plutoni janë dy sunduesit tuaj, ndaj të jeni në mes të përplasjes së tyre nuk është aspak e lehtë. Megjithatë, duket se keni gjetur ndihmën e duhur në shtëpi (një dado, ndihmëse, sanitare, apo një të afërm), dhe nuk keni më arsye për t’u shqetësuar aq shumë.
 
Hëna e re që u shfaq më 27 prill ju detyroi të bashkëpunoni apo të mbështeteni fort te një partner në dashuri ose në biznes. Ka pasur vështirësi në këtë marrëdhënie (ndoshta të përkohshme) dhe mund të keni ndjerë keqardhje që nuk mund të mbështeteni vetëm te vetja.
Por, siç thonë, askush nuk është i izoluar. Ndonjëherë, të gjithë kemi nevojë për ndihmën e të tjerëve për të përballuar jetën. Me të gjithë planetët kalimtarë, zgjedhja më e mirë është të jeni bashkëpunues dhe të hapur. Po tregoni forcën tuaj, të dashur Akrep! Siç e lexuat më sipër, jeta pritet të ndryshojë dhe të përmirësohet me shpejtësi, ndaj qëndroni të fortë.
 
Në Hënën e plotë në shenjën tuaj më 12 maj, personi tek i cili po mbështeteni (ndoshta në punë) mund të fillojë të sillet në mënyrë të paparashikueshme. Do t’ju duhet të përshtateni shpejt me mënyrën se si bashkëpunoni me këtë person. Projektet e punës po ecin mirë, ndaj sa më pak të thuhet, aq më mirë është. Mjedisi do të jetë i ngarkuar emocionalisht dhe në një atmosferë të tillë, një shkëndijë e vogël mund të ndezë zjarrin. Ju jeni diplomatë nga natyra dhe kjo do t’ju japë kohë për të ndërtuar një strategji të qëndrueshme për të ardhmen me këtë person.
 
Kjo Hënë e plotë mund të shfaqet edhe në një mënyrë tjetër. Dielli do të jetë në bashkëveprim me Uranin gjatë kësaj kohe, ndaj bashkëpunëtori juaj ose partneri romantik mund të vijë me një ide gjeniale, në një mënyrë të çuditshme dhe të papritur. Dëgjoni me vëmendje—ndoshta do ta shfrytëzoni dhe do të punoni së bashku për ta realizuar. Me Uranin e paparashikueshëm në krah të Diellit dhe përballë Hënës së plotë, nuk i dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë.
 
Hëna e re te Binjakët më 26 maj mund të përmbushë premtimin e Jupiterit për ta bërë vitin 2025 financiarisht të mrekullueshëm. Me Plutonin që dërgon rreze pozitive drejt Diellit, Hënës së re dhe Mërkurit në shtëpinë tuaj të tetë të parave që vijnë nga burime të tjera, duket se do t’ju vijë një shumë e mirë parash.
 
Mund të jetë një komision, pagesë e prapambetur, bonus, shpërblim, shitje prone, marrëveshje gjyqësore, ndarje pasurie, mbështetje për fëmijë, kredi bankare, trashëgimi, dhuratë e vlefshme apo lotari. Në një mënyrë apo tjetër, para janë nisur për te ju!
 
Ndërkohë, Marsi, që ndodhet ende në sektorin tuaj të karrierës, do të dërgojë një rreze të arta drejt Afërditës në sektorin tuaj të punës së përditshme. Të gjithë po i vënë re idetë tuaja kreative. Po fitoni besimin e të tjerëve dhe po tregoni se mund të përballoni më shumë nga sa të tjerët presin prej jush.
 
Nëse keni përjetuar tension në fillim të muajit, dijeni që do ta përfundoni majin me lavdërime të shkëlqyera. Një Hënë e re si kjo e 26 majit është më e fuqishme në 10 ditët e mëvonshme dhe ka ndikim për pesë muaj. Duket se më shumë para do të vijnë drejt jush falë përkushtimit dhe gjykimit të mprehtë që keni treguar.

 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.