Showbiz dhe TV

Marjana Kondi përplaset me ministren Kumbaro: ‘Shko mëso emrat’

16 Qershor 2018

Marjana Kondi përplaset me ministren Kumbaro: ‘Shko mëso

Përmes një fotoje të siguruar nga BalkanWeb, kuptohet që aktorja Marjana Kondi ka patur një "debat” me ministren Kumbaro gjatë takimit të artistëve lidhur me çështjen e prishjes së Teatrit Kombëtar, takim që bëri bujë (kujto: Erion Veliaj dhe vezët).

Marjana Kondi përplaset me ministren Kumbaro: ‘Shko mëso

“I thashë plehrë dhe debile. Më ngatërroi emrin. Më tha Marjeta, i thashë hë mi Hajrie. Shko mëso emrat, debile. Ajo më kapi dorën, unë e shtyva me forcë”, shkruhet në bisedën e publikuar.

Më vonë, Marjana ka reaguar duke pranuar se është i vërtetë fakti që ka pasur një lloj përplasjeje me Kumbaron, por që nuk ka qenë aspak fizik.

“Njëherësh me urimin për Festën e Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë do doja të bëja dhe një sqarim publik për një lajm në portalin Ballkanëeb lidhur me Ministren e (pa) Kulturës.
Është e vërtetë fakti se tentova ta shmang takimin me të dhe ktheva kokën për të mos u ballafaquar(se më shkon dita ters),por e kisha të pamundur pasi m’u gjend përballë dhe nuk mund të rrija pa ja thënë dy fjalë për "zonjën" që të heq nga puna natën dhe të qan hallin ditën.
Njëherësh dua të bëj me dije se nuk ka pasur dhe nuk e çoj ndërmënd
një konflikt fizik me të dhe askënd tjetër (levat e saj).”

Marjana Kondi përplaset me ministren Kumbaro: ‘Shko mëso