Një tërmet me magnitudë 7.4 ka goditur sërish Nepalin, tashmë i shkatërruar nga tërmeti i disa javëve më parë ku humbën jetën më tepër se 8 mijë persona.
Ekspertët fillimisht njoftuan se tërmeti ishte vetëm 7.1 dhe me epiqendër 68 kilometër në perëndim të Namche Bazar, afër Malit Everest. Më vonë u konfirmua magnitude e saktë, valët e së cilës u ndjenë deri në kryeqytetin indian New Delhi.
Ndërtesat u tronditën për më tepër se një minutë teksa njerëzit dilnin jashtë tyre, por deri më tani nuk janë raportuar dëme të menjëhershme në to.
Priten raportime të tjera.
Burimi: The Guardian