Metropolitan

Ndahet nga jeta mamaja e Brad Pitt, Jane Pitt

Ndahet nga jeta mamaja e Brad Pitt, Jane Pitt
Foto: Jane Etta dhe Brad Pitt/ Matt Sayles / Associated Press

Brad Pitt po përjeton një humbje të madhe familjare. Nëna e tij, Jane Etta Pitt, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare, siç u bë e ditur nga mbesa e aktorit, Sydney Pitt, përmes një postimi të ndjerë në Instagram.

“Ne ende nuk ishim gati të të linim të shkoje, por mendimi se tani je e lirë të këndosh, të kërcesh dhe të pikturosh sërish e bën dhimbjen pak më të lehtë,” shkroi ajo, duke shtuar se gjyshja e saj “i donte të gjithë pa kushte”.

Ndahet nga jeta mamaja e Brad Pitt, Jane Pitt

Jane Pitt, lindur në Memphis në vitin 1940, ishte mësuese në shkollë fillore dhe e njohur për shpirtin e saj artistik. U njoh me bashkëshortin, William Pitt, në universitetin Oklahoma Baptist, dhe së bashku rritën tre fëmijët e tyre, Brad-in, Doug-un dhe Julie-n, në Springfield, Missouri. Familja e kujton Jane-in si një artiste të talentuar, e cila përmes pikturës krijoi kujtime të paharrueshme me 14 nipërit dhe mbesat e saj.

Ndahet nga jeta mamaja e Brad Pitt, Jane Pitt

Brad, që e ka përmendur shpesh marrëdhënien me nënën, i ka kushtuar asaj disa momente të bukura publike ndër vite. Vetëm pak muaj më parë, gjatë një interviste në “Today Show”, ai i dha një përshëndetje live:

“Mami im e ndjek këtë emision çdo mëngjes. Të dua, Jane Pitt!”, tha aktori duke buzëqeshur e duke i dërguar një puthje.

Brad Pitt e ka përshkruar shpesh nënën e tij si shumë të dashur dhe të kujdesshme. Siç mbesa e saj tha, Jane ishte një nënë, gjyshe dhe grua me shpirt të madh, që la pas një trashëgimi dashurie dhe kujtimesh për gjithë ata që e njohën.

REELS

Matmazel ✨

Patjetër që duhet ta shihni deri në fund 😌

Ku bëhet porosia? 🤨

Një nga propozimet më të bukura ndonjëherë

Unë kur shoh kushërirën e preferuar në një event familjar

Ups! Gjesti ironizon puthjen e Stresit 👀

Prapaskenat e fotove të pushimeve 😂

Mos e provoni në shtëpi! Know your limits 🫸🏻

Shembulli se çfarë bën disiplina

Kjo vajzë filmoi veten duke ngrënë ushqimin e fundit që nëna e saj kishte gatuar përpara se të ndërronte jetë dhe videoja u bë virale

Brad Pitt's mother, Jane Pitt, passes away

Ndahet nga jeta mamaja e Brad Pitt, Jane Pitt
Photo: Jane Etta and Brad Pitt/ Matt Sayles/Associated Press

Brad Pitt is dealing with a major family loss. His mother, Jane Etta Pitt, has passed away at the age of 84, the actor's niece, Sydney Pitt, announced in a heartfelt Instagram post.

"We weren't ready to let you go yet, but the thought that you are now free to sing, dance and paint again makes the pain a little easier," she wrote, adding that her grandmother "loved everyone unconditionally."

Ndahet nga jeta mamaja e Brad Pitt, Jane Pitt

Jane Pitt, born in Memphis in 1940, was an elementary school teacher and known for her artistic spirit. She met her husband, William Pitt, at Oklahoma Baptist University, and together they raised their three children, Brad, Doug and Julie, in Springfield, Missouri. The family remembers Jane as a gifted artist who created unforgettable memories with her 14 grandchildren through her paintings.

Ndahet nga jeta mamaja e Brad Pitt, Jane Pitt

Brad, who has often mentioned his relationship with his mother, has dedicated some beautiful public moments to her over the years. Just a few months ago, during an interview on the "Today Show," he gave her a live salute:

"My mom watches this show every morning. I love you, Jane Pitt!" the actor said, smiling and blowing her a kiss.

Brad Pitt has often described his mother as very loving and caring. As her granddaughter said, Jane was a mother, grandmother and woman with a big soul, who left behind a legacy of love and memories for all who knew her.

----ndahet-nga-jeta-mamaja-e-brad-pitt-jane-pitt-i83707