Edhe pse në moshën 43 vjeçare Naomi Campbell vazhdon të duket në top formë dhe jo vetëm kaq por ajo ende mundet të "sulmoj" meshkujt më hot të Hollywood-it. Në fakt shkëlqen ashtu si gjithmonë, këtë here në kopertinën e numrit të ri të revistës "Shape".
Lidhur me jetën e saj private, sipas disa burimeve thuhet se supermodelja Campbell tashmë po frekuenton aktorin e filmit "12 Years a Slave", Michael Fassbender. Zërat thonë gjithashtu se ata janë parë të puthen e të përqafohen teksa darkonin në një restorant duke bërë kështu publike lidhjen e tyre.
Kjo mund të jetë romanca e parë për Naomi Campbell pas ndarjes në maj nga bilioneri rus Vladimir Deronin pas një lidhjeje 5 vjeçare.
Burimi: DailyMail