News

Lulzim Basha tregon për herë të parë si lulëzoi historia e tij e dashurisë

Lulzim Basha tregon për herë të parë si lulëzoi

Lulzim Basha është një nga figurat politike më aktive të momentin. Kryetari i Partisë Demokratike, kandidat për kryeministër gëzon të gjithë protagonizmin që ofron profesioni i tij, por çfarë ndodh përtej fushatave elektorale dhe fjalimeve politike, askush nuk e di.

I ftuar në studion e Rudina Magjistarit, Basha tregoi për herë të parë marrëdhënien e tij me gruan dhe vajzat dhe sigurisht historinë e tij të dashurisë me Aurelën. “Jemi njohur në Tiranë, në gjimnazin Sami Frashëri ku studionim të dy. Fillimisht ishim miq, pastaj u lidhëm,” rikujton kryetari i PD-së. Shkëndijat e para të dashurisë u bënë dhe shkas që dy të rinjtë të vazhdonin bashkë studimet e larta në Hollandë.

“Studiuam të dy në Hollandë, Aurela për shkenca politike, unë për juridik.” Nisur nga degët e zgjedhura, do të ishte e natyrshme që Aurela t’i ishte futur politikës, por bashkëshortja e Lulzim Bashës u tërhoq duke njohur pasionin e të shoqit për politikën. “I është kërkuar nga PS të kandidonte për deputete. Ajo e njihte pasionin tim për politikën dhe e kishte të qartë që nuk mund të merreshim të dy në politikë dhe më ka mbështetur në mënyrën më të mirë, jo vetëm si partnere dhe bashkëshorte dhe i jam shumë mirënjohës.”

Lulzim Basha tregon për herë të parë si lulëzoi

Dy zogjtë kurorëzuan dashurinë e tyre në 8 maj të 2004-ës, në një ceremoni të madhe në Tiranë, që siç pranon Basha ‘duhet ta ketë rrëzuar goxha nga pesha, sepse ishte shumë impenjative’. “Ka qenë ceremoni me shumë emocione, emocionet tona, të prindërve, familjes,” rikujton me nostalgji kandidati për kryeministër, i pyetur për puthjen e gjatë dhe pasionante që shkëmbeu me Aurelën ditën e dasmës. Sot të dy kanë sjellë në jetë dy vajza, Dafinën dhe Viktorian, që ‘kanë ndryshuar tërësisht ekzistencën e tyre dhe i kanë kthyer në njerëz të tjerë’.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb