Showbiz

Loredana tregon se ka hatërmbetje me Eglin dhe s’i vëmë dot faj!

Loredana tregon se ka hatërmbetje me Eglin dhe s’i vëmë dot
@loredanabrati/ @eglitakoooo/ Instagram

Loredana ishte e ftuara e radhës në “Pushime on Top”, ku foli jo vetëm për marrëdhënien me Jozin, por edhe me ish-banorë të tjerë të “BBVA”. Ajo tregoi se ka një hatërmbetje me Eglin, të cilën nuk e fshin dot nga kujtesa dhe me ç’thotë Lori, ka shumë të drejtë!

“Kam dëgjuar që Egli më ka marrë jastëkun kur kam qenë brenda në “Big”, i ka hipur me këpucë dhe ma ka vënë sërish te vendi. Këtë gjë që ka bërë Egli, që unë nuk e dija, është diçka që nuk e fshij dot”, tha ish-banorja.

Egli, ewh, çfarë dreqin?!

Loredana foli gjithashtu edhe për ditëlindjen e saj, ku ftoi shumë njerëz dhe sipas saj, ata e panë eventin si rast për më shumë klikime dhe para.

“Në ditëlindjen time, pata shumë të ftuar. I ftova se doja t’u ktheja mbështetjen që më kanë dhënë. Shumë njerëz e panë si mënyrë për të shtuar klikime dhe para. U ndjeva pak e tradhtuar nga disa njerëz. U zhgënjeva!”, rrëfeu ajo.

S’e dimë konkretisht sa lekë mund të kenë fituar të ftuarit, por ja si i imagjinoj unë:

REELS

Dakord?

😼

Diana VS Camilla 😂

Fundjavë të këndshme ju uroj!

Ne familjen tuaj si funksionon 😼

Cynthia Erivo ndërhyri gjatë premierës së “Wicked: For Good” në Singapor, pasi një fans kaloi sigurinë dhe e përqafoi Ariana Grande-n pa aprovim. Ngjarja ndodhi në tapetin e gjelbër, teksa Grande po pozonte për median. Erivo u vendos mes saj dhe fansit, përpara se stafi i sigurisë ta largonte. As Grande dhe as organizatorët nuk kanë dhënë një reagim zyrtar.

Si 🍷 dhe ky

Ka filluar numërimi mbrapsht! GEW Albania 2025 nis vetëm pas disa ditësh. Përgatituni për një javë plot inovacion, ide dhe histori frymëzuese. #GEWAlbania #Countdown

@orindahuta you lucky woman! 🧿 *Te plote intervistën e gjeni te “Dalina Show” në Youtube/Andale

Fushatat promocionale të Anabel janë këtu për t’i dhënë dritë markës tënde këtë fundvit! 🎁🎄 Zbulo i pari si mund të bëhesh pjesë! 📞 +355 69 707 0150 #AnabelHolidayCollabs