Një 6-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një incidenti i cili ka rezultuar fatal për të miturin. Paraditen e sotme, qyteti i Dibrës është tronditur kur kanë mësuar se një fëmije i ka rënë porta e hekurt e oborrit dhe e ka goditur në kokë.
Sipas Panoramës, thuhet se ai kishte shkuar për të kaluar disa ditë pushimesh në shtëpinë e dajës së tij dhe teksa luante në ambientet e jashtme, porta është shembur duke i dhënë goditje fatale.
Djali, nuk ka mundur të mbijetojë dhe pas pak ka humbur jetën. Ndërkohë grupi hetimor po vijon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.