Reperi Ledri Vula ka zgjedhur t'i dedikojë një shkrim në rrjetin social Instagram mamasë së tij, me rastin e ditëlindjes. Nën foton e shkrepur në shtëpinë e tyre në Prishtinë, Ledri shkruan "Gëzuar Ditëlindjen Nin. Më fal që ndonjëherë të bëj nervoz. Shpresoj që gjithmonë të shoh këtë buzëqeshje në fytyrën tënde, pavarësisht çdo gjëje"
Ledri dhe mamaja Xheraldina, moderatore në televizionin e Kosovës, kanë një lidhje shumë të ngushtë me njëri-tjetrin dhe vetë reperi nuk ngurron të shpreh shpesh dashurinë për të ëmën në rrjetet sociale.
#showbiz