News

LAZARAT: Ja kush është efektivi i RENEA-s që u qëllua për vdekje

UPDATE: 

Ibrahim Basha 31-vjeç është efektivi i forcave RENEA që ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm gjatë përleshjes me armë zjarri në fshatin Lazarat në Gjirokastër. Mësohet se efektivi i RENEA-s, i cili ka qënë i angazhuar në shumë misone të tjera jashtë vendit në Irak e Afganistan është qwlluar nga dritarja e një shtëpie në Lazarat bashkë me dy efektivët, Perlat Hamitaj dhe Jetmir Isaraj. Këta të fundit janë dërguar menjëherë me helikopter në Spitalin Ushtarak për të trajtuar plagët e marra nga përleshja.

Aktualisht forcat RENEA kanë rrethuar fshatin Lazarat dhe pritet urdhëri për ndërhyrjen e tyre.

---

Një efektiv i forcave speciale RENEA ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë një përleshjeje me armë zjarri në Lazarat.

Lajmi konfirmohet nga Policia e Gjirokastrës. Dyshohet se grupi i Forcave Speciale ka rënë nën një breshëri të rëndë zjarri, pikërisht në momentin kur ka ndërmarrë operacionin për të lokalizuar dhe arrestuar grupin pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri gjatë natës.

Dy efektivët e plagosur janë shoqëruar drejt spitalit të Gjirokastrës. Raportohet se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Burimi: Top Channel

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb