Metropolitan

Lamtumira e Black Sabbath: Historia e një prej grupeve më të famshme dhe revolucionare

Lamtumira e Black Sabbath: Historia e një prej grupeve më të
Getty Images


Emrat më të mëdhenj të muzikës metal, nga Metallica te Slayer, u mblodhën për të nderuar një ndër grupet më legjendarë të këtij zhanri, Black Sabbath. Kudo nëpër rrjetet sociale, u shpërndanë videot e performancave të Ozzy Osburne, një prej burrave më të njohur dhe emblematikë të Rock-ut.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BBC Birmingham (@bbcbirmingham)

Më 6 korrik 2025, fishekzjarret shpërthyen mbi fushën e “Villa Park”, për të përshëndetur për herë të fundit një prej grupeve që shpikën rrymën e metal. Ky nuk ishte vetëm një koncert epik, por përmbledhja e këngëve legjendare si “War Pigs”; “Iron Man” dhe “Paranoid”, si dhe lamtumira që meritonte ky grup i jashtëzakonshëm.

Lamtumira e Black Sabbath: Historia e një prej grupeve më të

Mbi 40,000 fansa të muzikës metal ishin prezentë në koncert, ndërsa rreth 5.8 milionë ndjekës panë në transmetim live ëndrrën e tyre të realizohej, pasi u mbyll një kapitull kaq i rëndësishëm i historisë së muzikës.

Qyteti i Birmingham-it ishte veshur i gjithi në ngjyrë të zezë, për paraqitjen e fundit të “burrave plëngprishës”. Katër anëtarët ikonikë të Sabbath morën “çelësin e qytetit” në duar, ndërsa bordi turistik i qytetit e shpalli këtë sezon si “verën e Sabbath”.

Lamtumira e Black Sabbath: Historia e një prej grupeve më të

Përshëndetja e fundit për Birmingham

Black Sabbath, prej vitesh janë shumë të lidhur me këtë qytet, ndaj afërmendsh, koncerti i fundit i tyre ndodhi pikërisht atje, duke rikthyer në vëmendje vitet 1999 dhe 2017. Por këtë herë, duke marrë parasysh shëndetin dhe moshën e Ozzy-t, grupi i dha lamtumirën botës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eu quero Rock???????? (@euquero.rock)

Yje të ndryshme të muzikës metal i dhanë lamtumirën Black Sabbath, si dhe të tjerë VIP-a ishin prezentë në këtë koncert legjendar. Jason Momoa, Lizzy Hale, Halestrom, Metallica e të tjerë nderuan yjet e këtij zhaneri.

Gjatë koncertit, publiku shpërtheu në entuziazëm kur u performua “Lamb of God” dhe “Children of the Grave”. Më tej, Alice in Chains, Gojira dhe të tjera grupe krijuan një spektakël të gjallë për fansat.

Lamtumira e Black Sabbath: Historia e një prej grupeve më të

Fundi i një epoke

Ozzy u shfaq i ulur në një fron të zi, ku pa lëvizur këndoi “Crazy Train”, “Mama, I'm Coming Home” etj. Ndryshe nga seti i Sabbath, Ozzy performoi kryesisht hit-et e tij solo nga vitet '80. “Mr. Crowley” dhe “Suicide Solution” e rikthyen publikun në një epokë të artë.

Lamtumira e Black Sabbath: Historia e një prej grupeve më të

Njerëzit u shfaqën me lot në sy dhe kjo, për shkak të rëndësisë që ka Black Sabbath në origjinën e rrymës heavy metal. Grupi ndryshoi rrënjësisht rrymën, pasi u paraqit me stilin e errët, tekstet dhe muzikën e rëndë, që ceknin tematika të ndryshme dhe shpesh, të paprekura më parë. Black Sabbath frymëzuan gjenerata të tëra artistësh. Grupi u krijua në Aston, Birmingham nga 4 miq:

Ozzy Osbourne (vokal)
Tony Iommi (kitarë)
Geezer Butler (bas),
Bill Ward (bateri)

Në fillim ata performonin me emra të ndryshëm si Polka Tulk Blues Band dhe Earth, por më pas morën emrin Black Sabbath – frymëzuar nga një film horror i vitit 1963 me aktorin Boris Karloff. Ideja e 4 themeluesve ishte e thjeshtë: Nëse njerëzit paguajnë për t’u frikësuar në kinema, pse të mos bëjmë muzikë që i frikëson?

Lamtumira e Black Sabbath: Historia e një prej grupeve më të

Albumi debutues: "Black Sabbath" (1970)

Me publikimin e albumit të tyre të parë më 13 shkurt 1970 (e premte, rastësisht), Black Sabbath vendosën bazat e heavy metal-it, me rif-e të errëta, tempo të ngadalta dhe tekste për okultizmin, errësirën dhe luftën. Kënga "Black Sabbath" u bë e famshme për tonin e saj të errët dhe përdorimin e tritoni-t, një interval muzikor që në Mesjetë quhej “intervali i djallit”.

Lamtumira e Black Sabbath: Historia e një prej grupeve më të

Po atë vit, ata publikuan albumin “Paranoid", që përfshinte këngë super të njohura si “Iron Man”; “War Pigs” dhe “Paranoid”. Albumi është një ndër më të suksesshmit në historinë e metal-it dhe i ka renditur Black Sabbath në majat e skenave ndërkombëtare.

Epoka e artë (1970–1978)

Gjatë kësaj periudhe, grupi publikoi disa albume legjendare:

“Master of Reality” (1971)
“Vol. 4” (1972)
“Sabbath Bloody Sabbath” (1973)
“Sabotage” (1975)

Stili i tyre përparoi, duke përfshirë më shumë elementë progresivë dhe orkestralë, por gjithmonë duke i qëndruar besnikë gjenezës së tyre. Gjatë këtyre viteve, ata u përballën me problemet me drogën, stresin nga turnetë e shumta, si dhe me konflikte të brendshme.

Largimi i Ozzy-t dhe ndryshimet (1979)

Në vitin 1979, për shkak të problemeve me drogën dhe mungesës së angazhimit, Ozzy Osbourne u largua nga grupi dhe u zëvendësua nga Ronnie James Dio, një vokalist po aq legjendar. Me Dio-n, Black Sabbath publikuan albumet "Heaven and Hell" (1980) dhe "Mob Rules" (1981), dy albume shumë të vlerësuar, por edhe të kritikuar.

Lamtumira e Black Sabbath: Historia e një prej grupeve më të

Vitet e trazuara (1980–1996)

Në vitet '80 dhe '90, Black Sabbath kaluan nëpër shumë ndryshime dhe Iommi mbeti i vetmi anëtar i qëndrueshëm i grupit. Pavarësisht ndërrimeve, Black Sabbath publikoi disa albume të tjerë, relativisht të pëlqyer, por kurrë nuk arritën suksesin dhe ndikimin e epokës së parë.

Ribashkimi dhe trashëgimia (1997–2025)

Në fund të viteve ’90, Ozzy u rikthye dhe grupi filloi të performonte sërish me anëtarët origjinalë në koncerte të mëdha dhe turne botërore.

Albumi "13" (2013), i pari me Ozzy-n pas më shumë se 35 vitesh, debutoi në vendin e parë në SHBA dhe Britani. Ishte një rikthim i suksesshëm dhe i fuqishëm për grupin. Pas shumë turneve dhe ndalesash për shkak të shëndetit të Ozzy-t, grupi njoftoi ndarjen në 2017-ën, por në fakt, lamtumira përfundimtare ndodhi më 6 korrik, para 40,000 fansave.

Lamtumira e Black Sabbath: Historia e një prej grupeve më të

Black Sabbath konsiderohen si "baballarët e heavy metal-it". Ata ndikuan shumë në grupe si:

Metallica
Slayer
Iron Maiden
Soundgarden
Slipknot e shumë të tjerë.

“Nëse muzika metal është një qytet, Black Sabbath është themeli mbi të cilin u ndërtua gjithçka tjetër”; “Ata nuk ishin thjesht një grup. Ishin revolucioni muzikor që askush nuk e priste – por të gjithë e ndjenë”, janë shprehur kritikët për Black Sabbath.

 

REELS

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons

Ajo ndjesia kur gjen veshjen e përsosur dhe është me ulje. @azzured.co ✨10% ulje nëse përdorni kodin #PaManual vetëm gjatë muajit dhjetor. Garderoba jote po kërkon një glow-up dhe momenti është tani. 💗

Tjetër nivel, tjetër energji @albanskenderaj ✨ Momente nga 4 netët e “MOTIV” në Prishtinë! 🥰 . . . Credits: @albanskenderaj

Djemtë po rriten me influencer që normalizojnë dhunën. Le t’i udhëzojmë para se interneti ta bëjë këtë për ne.   #asnjejustifikim për dhunën online

GIVEAWAY TIME! Imagjino të futesh në Instagram, të bësh 2 follow dhe të përfundosh me një iPhone 17 Pro Max. @nextgift.al e ka seriozisht. Good luck, njerëz të mirë! Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.