Metropolitan

Triumfi i "Il Trovatore" në TKOBAP: Një standard i ri artistik nën vizionin e Aulon Naçit

Triumfi i "Il Trovatore" në TKOBAP: Një standard i ri
@TKOBAP

Produksioni i ri i operës Il Trovatore hapi siparin në skenën e TKOBAP-së me një kast të mrekullueshëm artistësh, të cilët sollën në jetë me intensitet dhe emocion të rrallë historinë e kësaj kryevepre verdiane.

Kjo premierë shënoi një moment historik: rikthimin e tenorit të mirënjohur Josif Gjipali pas më shumë se dy dekadash në skenën shqiptare, si edhe debutimin absolut në skenën tonë të mezzosopranos Enkeleida Shkoza, një prani artistike që u mirëprit me ovacione dhe duartrokitje të shumta nga publiku.

Shkëlqimi i solistëve dhe gërshetimi i talenteve

Kasti i shkëlqyer i solistëve të TKOBAP-së — Eva Golemi, Bledar Domi, Suada Gjergji, Matias Xheli dhe Erlind Zeraliu — me profesionalizëm dhe përkushtim kontribuan në suksesin e kësaj mbrëmjeje, duke i dhënë jetë një produksioni të denjë për çdo skenë evropiane. Gjithashtu, miku i ftuar, baritoni Ankhbayar Enkhbold, solli një Conte di Luna të fuqishëm vokalist dhe skenik.

Triumfi i "Il Trovatore" në TKOBAP: Një standard i ri

Ky sukses i jashtëzakonshëm vjen edhe si rezultat i një strategjie të qartë menaxheriale. Drejtori i TKOBAP, Z. Aulon Naçi, i ka dhënë një jetë dhe frymëmarrje të re institucionit. Nën drejtimin e tij, teatri ka pësuar një transformim rrënjësor, si për nga diapazoni i gjerë i portofolit artistik, ashtu edhe nga rritja e ndjeshme e cilësisë së veprave të vëna në skenë.

Vizioni i Z. Naçi për të ndërthurur talentet më të mira shqiptare me artistë ndërkombëtarë me famë botërore — siç u dëshmua edhe në këtë produksion — e ka vendosur TKOBAP-në në një trajektore të re ekselence, duke afruar publikun dhe duke rritur standardet artistike kombëtare.

Ana vizuale dhe muzikore

Orkestra Simfonike dhe Kori i TKOBAP-së, nën drejtimin e dirigjentit Andrea Solinas, si dhe dirigjentit të Korit, Dritan Lumshi, shoqëruan me mjeshtëri këtë premierë, duke theksuar tensionin dramatik dhe pasurinë muzikore të veprës.

Produksioni mban firmën regjisoriale të Roberto Catalano, i realizuar nën asistencën e Luca Baraccini dhe Ada Gurrës. Ata sollën në skenën e TKOBAP-së një vizion të qartë artistik dhe një gjuhë skenike bashkëkohore, plotësisht në shërbim të dramaturgjisë së veprës.

Triumfi i "Il Trovatore" në TKOBAP: Një standard i ri

Triumfi i "Il Trovatore" në TKOBAP: Një standard i ri

Triumfi i "Il Trovatore" në TKOBAP: Një standard i ri

Triumfi i "Il Trovatore" në TKOBAP: Një standard i ri

REELS

Leku shkon te leku ore ?

Kripë në plagë ?

❣️?

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? ?

Jeni gati për 11 korrik apo jo? ?