Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Korçë, ku babai ka varur dy fëmijët dhe më pas veten.
Sipas Balkan Web, policia ka gjetur trupat e pajetë të tre anëtarëve të një familje në një banesë në lagjen 4 të qytetit. Autori, Naum Toshi, 41 vjeç, i ka dhënë fund jetës së dy fëmijëve tij duke i varur dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Deri më tani, janë ende të paqarta arsyet e kryerjes së krimit. Policia e qytetit ndodhet në vendngjarje ku ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.