Showbiz

Kush e detyroi Taynën të shkojë te ‘Shiko kush luan?’

Kush e detyroi Taynën të shkojë te ‘Shiko kush luan?’

Sado të interesuar të ishit për Jonida Maliqin, Armina Mevlanin apo Stinen, pa dyshim që ishit goxha më të interesuar për Taynën, kryesisht sepse nuk del shpesh nëpër emisione dhe aq më pak në emisionet shqiptare. Mirë pra, e vendosëm që Tayna ishte tërheqja kryesore e djeshme në “Shiko kush luan.” Luana ishte e vetëdijshme për këtë fakt prandaj i dha reperes qoshen – që do të thotë i dha shumicën e sfidave dhe ndër to, sfidat më interesante.

Por diçka nuk shkonte. Ndoshta Tayna ishte e lodhur, ndoshta kishte pasur një koncert para ose pas,ndoshta ka qenë në ankth, ndoshta s’kishte lexuar librin e saj të preferuar frymëzues, ndoshta ishte sëmurë ose ndoshta është thjesht lloji i njeriut që s’ka terezi për kështu gjërash. Çfarë gjërash? Të gjitha gjërat.

S’ishim të vetmit që e vumë re se dinamika mes Taynës dhe Luanës ishte të paktën e sikletshme. Komentuesit mendojnë se është faji i formulës, që e quajtën fëminore dhe pornografike. Sidoqofotë, ky argument nuk ka ku të qëndrojë sepse janë të njëjtat lojëra që janë bërë dhe me personazhe të tjerë dhe kanë funksionuar. Gjithë fajin e ka energjia. Taynës mezi i lëvizte mimika. Gjithë shakatë e Luanës pasoheshin vetëm nga një e qeshur. E vetja. Kur Luana i bënte një pyetje me spec ose që kërkonte patjetër një reagim, Tayna as denjonte të puliste qerpikët. Sikur me vete po bluante, “Ku dhe pse jam këtu?” Dhe për të kompensuar heshtjet e pavenda apo mungesën e reagimeve, regjia thjesht priste planet çdo sekondë duke i shkaktuar audiencës dhimbje sysh.

Nëse e ndiqni në Instagram, e dini që Tayna është natyrë karizmatike. Se ç’pati në “Shiko kush luan” s’besojmë ta marrim vesh ndonjëherë. S’ka gjë. Do ta harrojmë me shpejtësinë që Tayna gjuajti foton e Onatit kur e pyetën me kë s’do të bashkëpunonte kurrë.

REELS

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.

RIP maestro Valentino!

Who forced Tayna to go to 'See who plays?'

No matter how interested you were in Jonida Maliqi, Armina Mevlani or Stinen, you were no doubt keenly interested in Taiwan, mainly because it does not often appear in Albanian shows and much less in Albanian shows. Well, we decided that Tayna was yesterday's main attraction in "Look Who's Playing."

But something went wrong. Maybe Tayna was tired, maybe she had a concert before or after, maybe she hadn't read her favorite inspirational book, maybe she was sick or maybe, it's just the kind of person who has no such things. What things? All things.

We weren't the only ones to notice that the dynamics between Taiwan and Luan were at least embarrassing. Commentators think it's the formula's fault, which they called childish and pornographic. However, this argument has nowhere to stay because it is the same games that were made with other characters and worked. All the blame lies with the energy. Tayna was not smiling. All Luan's jokes were followed by only one laugh. His own. When Luana asked a peppered question or was in need of a reaction, Tayna barely sprayed her eyelashes. As if he were blushing with himself, "I've never played. Why am I playing now, at the ripe old age of 23? ”And to make up for the inevitable silence or lack of feedback, the director simply cut plans every second causing the audience headaches.

If you follow her on Instagram, you know that Tayna is pretty charismatic. What a good look at "Who's Playing" we can't believe we ever hear about. Nothing. We will forget about the speed with which Tayna shot Onat's photo when asked who she would never cooperate with.