
Në mes të dramës që përfshin Nicola Peltz, Victoria Beckham dhe Brooklyn Beckham, vëmendja është zhvendosur edhe te një pyetje tjetër interesante: çfarë mendimi kanë pasur ish-partneret e Brooklyn për nënën e tij?
Rezulton se ish-at e tij kanë qenë të hapura për përvojën e tyre me familjen Beckham dhe përgjigjet janë të ndryshme.

Tallia Storm
Tallia dhe Brooklyn u lidhën kur ishin adoleshentë. Tallia u shpreh asokohe se ai ishte "dashuria e saj e parë", duke shtuar se ishte vajza e parë që ishte parë publikisht në krah të Brooklyn.
Së fundmi, ajo reagoi ndaj deklaratës së fortë të Brooklyn për Victoria Beckham në një intervistë për The Mirror:
“Mendimi im i parë ishte: mirë ka bërë. Njerëzit kanë dëgjuar miliona histori ndër vite dhe mendoj thjesht: Zoti e bekoftë Brooklyn-in që doli hapur dhe mbrojti veten.”
Ajo shtoi se është plotësisht në krah të tij:
“Mendoj se thjesht i ka ardhur në majë të hundës. Jam 100% në anën e tij. Ajo që ka kaluar ky djalë për gjithë këto vite, në atë ‘rrjetën Beckham’, siç e quaj unë, është shumë për këdo. Prandaj, mirë bëri që tha ‘mjaft më'. Ky është momenti kur ai po rimerr fuqinë e tij.”

Chloe Grace Moretz
Chloe Grace Moretz dhe Brooklyn ishin bashkë për rreth katër vite, nga 2014 deri në 2018, çka do të thotë se ajo kaloi shumë kohë pranë familjes Beckham.
Në fillim, fjalët e saj për Victoria Beckham ishin pozitive. Duke folur me Andy Cohen në “Watch What Happens Live!”, ajo tha:
“Ajo është njeri i jashtëzakonshëm. E admiroj shumë etikën e saj të punës. E dua, e dua linjën e saj. Si familje, janë fantastikë.”
Megjithatë, disa vite më vonë, Moretz foli më ndryshe për përvojën e saj, duke i thënë InStyle në vitin 2016 se lidhja me dikë të famshëm ishte “e tmerrshme dhe e çuditshme”. Ajo u shpreh se lidhje të tilla janë kaotike, ku njerëzit të ndjekin me makina të ndryshme, duke e bërë të pamundur të lëvizësh lirshëm dhe të shijosh momente të thjeshta dhe të këndshme.

Lexi Wood
Ish-e dashura tjetër e Brooklyn Beckham, Lexi Wood, ka qenë mjaft e drejtpërdrejtë për përvojën e saj me familjen Beckham.
“Këto janë pikërisht familjet me të cilat jam mësuar – familje që janë në të njëjtën industri, që i japin njëra-tjetrës këshilla, punojnë bashkë kur munden, janë shumë të afërta, udhëtojnë dhe jetojnë bashkë," tha ajo në podkastin “The Viall Files”.
Lexi shtoi se, sipas saj, kjo filozofi familjare është pozitive:
“Mentaliteti është që familja të mbron, pa kushte. Mendoj se këto familje janë të shkëlqyera.”
E pyetur se si ishte të dilje me djalin e një prej burrave më të famshëm në botë, ajo u përgjigj:
“Për mua, ai ishte thjesht babai i Brooklyn-it. Nuk mendova asgjë tjetër në fillim. Ata janë një familje shumë e bukur. Victoria është ikonë mode. Janë familja më cool.”
Ndërsa drama aktuale vazhdon, deklaratat e ish-partnereve të Brooklyn Beckham ofrojnë një perspektivë interesante mbi dinamiken e brendshme të familjes Beckham: familje, famë dhe presion që vjen bashkë me të.



