
Shumë u diskutua për faljen e mundësitë e dyta në episodin e fundit të podkastit të Grida Dumës, por me sa duket ajo qëndron shumë larg tyre (të paktën ndaj disa personave). Kjo është ajo që na la të kuptojmë nga rrëfimi i papritur i saj.

"Si të vijë jeta. Kam ardhur te ky momenti që them çfarë të dojë të vijë tani dhe në këtë fazë të jetës sime, për herë të parë nuk kam pasur asnjë siklet të lëshoj. Ndoshta kjo që po bëj me ty është podkasti i parë që po flas për veten, nuk e di ose është ora për çdo gjë. Në vitin që lamë pas nuk pata asnjë siklet të lëshoj gjëra, njerëz edhe situata dhe paska një kohë për një qartësi dhe për çdo gjë."
Nuk e dimë nga çfarë ka hequr dorë Grida, sepse ajo nuk përmendi asnjë emër apo histori konkrete, por ndoshta të gjithë ne e dimë kujt mund t'i drejtohen këto fjalë, Ervin Salianjit. Ajo flet për një situatë të së shkuarës e cila ka mbetur atje, njerëz të cilëve nuk do t'i kthehet më, zgjedhje kjo e bërë sipas saj pa asnjë pendesë dhe me një qartësi absolute.
"Pastaj vjen një pikë që ti mban absolutisht gjërat që ia vlen të rrinë vetë. Nuk është më çështje mbajtjeje, pra përkundrazi, kur ti e kupton që disa gjëra janë peshë duhet t’i largosh me qartësinë absolute që në këtë botë dhe këtë jetë vijmë me një mision të madh, raporti me veten. Raporti me veten është i jashtëzakonshëm dhe shpesh disa gjëra nuk janë më strategji, janë sipas meje qartësi. “
Siç edhe ajo shton më vonë gjërat (ose Ervini) ose rrinë ose jo mirë ndaj teje dhe për këtë nuk është nevoja të sforcohesh shumë.
"Domethënë, ti ke menduar që deri sot ke bërë gjëra sepse ke planifikuar, sepse mund t’i bësh mirë, se me disa njerëz ia vlen të vazhdosh investimin. Por jo, vjen një pikë në të cilën ti thua që, pasi ti je bërë personi që je, nuk ka nevojë më të investohesh. Gjërat rrinë ose s’rrinë mirë afër teje nëse rrinë ose s’rrinë mirë prej vetes së tyre. Ti nuk bën më sakrifica përtej një pike."

Edhe pse prej kohësh qarkullonin zëra për një marrëdhënie mes tyre, gjithçka u duk sikur u konfirmua kur Ervin Salianji i ftuar në "Top Story" nuk e kurseu një përshëndetje të ëmbël ndaj Gridës.
“Mirëmbrëma! Kënaqësia ime, e përjetshme”, me sytë që i shkëlqenin dhe një buzëqeshje në fytyrë.
Më vonë, fare papritur gjithçka ndryshoi dhe Grida nuk e ndiqte më në Instagram.

Edhe pse nga kërkimi që bëmë një muaj më parë Ervini ende e kishte në listën e personave që ndiqte, këtë fillim viti gjërat paskan ndryshuar me sa duket edhe për të.






