Mama

Kur fëmijët ua kalojnë prindërve: Fotoja e Heidi Klum me djemtë po bën namin online

Kur fëmijët ua kalojnë prindërve: Fotoja e Heidi Klum me
Heidi Klum dhe dy djemtë/ Getty Images/ Noel Vasquez/GC Images

Heidi Klum sapo ka ndarë me ndjekësit një nga ato fotot që thjesht bërtasin: “Kur kaloi gjithë kjo kohë?!”

Supermodelja 52-vjeçare postoi në Instagram një foto të ëmbël familjare ku shihet e buzëqeshur mes dy djemve të saj – Henry (19 vjeç) dhe Johan (18 vjeç) – të cilët, me gjatësinë e tyre, e bëjnë Heidi-n të duket si “motra e vogël” në foto.

Kur fëmijët ua kalojnë prindërve: Fotoja e Heidi Klum me

Dyshja bëri një paraqitje të rrallë në rrjetet sociale të mamasë së famshme, ndërsa po shijonin pushimet e verës. Heidi, dukej super verore në një set me bluzë të shkurtër + fund të gjatë në ngjyrë bezhë dhe sandale Hermès të bardha.

Kjo foto familjare vjen vetëm pak javë pasi ajo festoi diplomimin e Johan, djalit të vogël, nga gjimnazi, i cili tashmë do të ndjekë studimet në Parsons School of Design në New York – një tjetër hap drejt botës së modës, që mami e ka shkelur më parë me shumë siguri (dhe taka shumë të larta!).

Kur fëmijët ua kalojnë prindërve: Fotoja e Heidi Klum me

Ndërkohë, djali i madh, Henry, ka bërë daljen e parë si model në pasarelë gjatë Paris Haute Couture Fashion Week, ndërsa motra e tyre Leni (21 vjeç), tashmë është modele dhe ka pozuar për disa marka bashkë me mamin – përfshirë edhe disa që kanë ngjallur shumë diskutime "për nuditetin dhe pozat shqetësuese".

Kur fëmijët ua kalojnë prindërve: Fotoja e Heidi Klum me

Në të njëjtin postim, Heidi ndau edhe një foto me bashkëshortin e saj, muzikantin Tom Kaulitz, me të cilin është martuar në vitin 2019.

Kur fëmijët ua kalojnë prindërve: Fotoja e Heidi Klum me

Me sa duket, pushimet e familjes Klum janë një kombinim i dashurisë, modës dhe rritjes së fëmijëve kaq shpejt, saqë fansat e Heidi-t s’po e përballojnë dot faktin që vogëlushët e dikurshëm tani janë më të gjatë se supermodelja e Victoria’s Secret.

Burimi: Page Six

REELS

Leku shkon te leku ore ?

Kripë në plagë ?

❣️?

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? ?

Jeni gati për 11 korrik apo jo? ?

When children pass on to their parents: Heidi Klum's photo with her sons is making waves online

Kur fëmijët ua kalojnë prindërve: Fotoja e Heidi Klum me
Heidi Klum and her two sons/ Getty Images/ Noel Vasquez/GC Images

Heidi Klum has just shared with her followers one of those photos that simply screams: "Where did all this time go?!"

The 52-year-old supermodel posted a sweet family photo on Instagram where she is seen smiling between her two sons - Henry (19 years old) and Johan (18 years old) - who, with their height, make Heidi look like the "little sister" in the photo.

Kur fëmijët ua kalojnë prindërve: Fotoja e Heidi Klum me

The pair made a rare appearance on the famous mom's social media while enjoying their summer vacation. Heidi looked super summery in a beige crop top + long skirt set and white Hermès sandals.

This family photo comes just a few weeks after she celebrated the graduation of Johan, her youngest son, from high school, who will now attend Parsons School of Design in New York - another step towards the fashion world, which mom has previously treaded with great confidence (and very high heels!).

Kur fëmijët ua kalojnë prindërve: Fotoja e Heidi Klum me

Meanwhile, eldest son Henry made his first runway appearance during Paris Haute Couture Fashion Week, while their sister Leni (21) is already a model and has posed for several brands with her mother - including some that have sparked much discussion "about nudity and disturbing poses."

Kur fëmijët ua kalojnë prindërve: Fotoja e Heidi Klum me

In the same post, Heidi also shared a photo with her husband, musician Tom Kaulitz, whom she married in 2019.

Kur fëmijët ua kalojnë prindërve: Fotoja e Heidi Klum me

Apparently, the Klum family vacation is a combination of love, fashion, and... children growing up so fast that Heidi's fans can't handle the fact that the former toddlers are now taller than the Victoria's Secret supermodel.

Source: Page Six