Showbiz

Prisni pak! Mos Zayn pretendoi se është përballur me racizëm kur ishte pjesë e One Direction?

Prisni pak! Mos Zayn pretendoi se është përballur me racizëm
Christopher Polk

 
Zayn Malik ka publikuar në Instagram një pjesë të këngës së tij të re “Fuchsia Sea”, në të cilën aludon se është përballur me racizëm, ndërsa ishte pjesë e një grupi me njerëz “të bardhë”, referuar ngjyrës së lëkurës.

“Unë kam qenë i vetëdijshëm për çdo nëntekst/ Ndërsa ata përqendrohen te rritja e tyre/ Unë kam një biletë vajtje-ardhje për tek yjet/ Punova fort në një grup (me njerëz) të bardhë dhe ata qeshën me aziatikun”, shprehet këngëtari.

Zayn, 32 vjeç, babai i të cilit është pakistanez dhe nëna me prejardhje angleze dhe irlandeze, tha ndër të tjera se kënga do të publikohet së shpejti. Fansat nuk e fshehën entuziazmin dhe mezi presin të zbulojnë se për çfarë e ka fjalën specifikisht Zayn Malik në këngën e tij.

Prisni pak! Mos Zayn pretendoi se është përballur me racizëm

Megjithatë, njerëzit janë të bindur se ai i referohet pikërisht pjesëmarrjes në One Direction, grupit të krijuar në vitin 2010 nga Zayn Malik, Harry Styles, Louis Tomlinson, Niall Horan dhe Liam Payne, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar. Të pestë anëtarët e grupit britanik u paraqitën fillimisht si konkurrentë të veçantë në “X Factor” përpara se të bashkoheshin nga juria: Simon Cowell, Nicole Scherzinger dhe Louis Walsh.

Zayn njoftoi largimin nga grupi në vitin 2015. Pjesa tjetër e grupit hyri në një pauzë të pacaktuar vitin pasues dhe secili ndoqi karrierën solo. Para vdekjes së Liam, Harry kishte lënë të kuptohej se grupi mund të ribashkohej gjatë një interviste në “The Late Late Show” në prill 2023.

Prisni pak! Mos Zayn pretendoi se është përballur me racizëm
 
“Po apo jo, a do të ketë një ribashkim të One Direction? A do të ndodhë ndonjëherë?” pyeti moderatori James Corden.

Harry u përgjigj asokohe: “Kam frikë se nuk është një pyetje që merr vetëm ‘po’ ose ‘jo’. Nuk do të thoja kurrë 'kurrë'. Nëse do të vinte një moment që të gjithë do ta donim, nuk shoh ndonjë arsye pse jo”.

Një burim gjithashtu i tha Us Weekly në dhjetor 2024 se grupi ishte “në bisedime për të mbajtur një koncert të fundit bashkë” përpara vdekjes së Payne.

Prisni pak! Mos Zayn pretendoi se është përballur me racizëm
 
Ndërkohë, Zayn Malik ka nisur të rikthehet ngadalë në vëmendje pas një periudhe të tërhequr nga publiku që pas ndarjes me modelen Gigi Hadid në vitin 2021, me të cilën ka një vajzë 4-vjeçare, Khai.

REELS

💃

Bad Bunny fut në xhep 👙 që i “dhuron” fansja 😌

Harrojini sherret që në mëngjes me kompanitë e taksive që s’erdhën kurrë në kohën kur i donim, tani merremi vetëm me aplikacionin e @speedtaxi24h . Ta dini ju sa pune na keni thjeshtuuuuuar!

Spotted: Emily në Venecia 🤩

Çdo muaj, Anabel e bën një xhiro nga @wellnessalbaniaclinic dhe kësaj radhe ndoqëm hap pas hapi kampionat e KF.Tirana.

Sozia e Justin Bieber, (shtiret sikur është ai), shpenzon 10 mijë $ në alkool dhe dhuron show në Las Vegas 🤣

Të uroj më të mirat ty dhe djalin tënd. Uroj të jeni sa më mirë!

Në sezonin e dytë të reality show-t të njohur “Love Is Blind: UK”, vëmendjen e publikut e ka rrëmbyer historia e çiftit Jed dhe Bardha. Jed-i, një djalë nga Essex me origjinë libaneze, dhe Bardha, shqiptare e rritur në Britani. Dyshja krijuan shpejt një lidhje të fortë brenda “pods”-eve (dhoma të ndara ku nuk mund të shihnin njëri-tjetrin). Ata u njohën dhe u dashuruan, le të themi, dhe ky është momenti kur ai i propozon. Bardha ka rrëfyer një pjesë shumë të rëndësishme të jetës së saj: ikjen e familjes nga Kosova gjatë luftës, kur ajo ishte vetëm pesë vjeç.

Fëmijët palestinezë që kanë humbur prindërit nga lufta u diplomuan në një ceremoni në Fshatin e Jetimëve al-ëafaa në Gaza. Shumë prej tyre shpërthyen në lot për shkak të mungesës së prindërve në një ditë si kjo. OKB-ja thotë se Izraeli ka dëmtuar 97% të objekteve arsimore në këtë enklavë të rrethuar.

Versioni mashkullor i Alexa-s