
Reality show që dikur ishte thjesht një “kopje amerikane” e suksesit britanik, Love Island USA, këtë sezon është kthyer në një fenomen global. Me pamje spektakolare nga ishulli Fiji, një kast tërheqës dhe një dozë të përditshme drame, show-i i platformës transmetuese online Peacock ka kapur zemrat (dhe nervat) e miliona shikuesve, për mirë ose për keq.
Çfarë është Love Island USA?
Nëse nuk jeni ende në dijeni të reality-t Love Island, ja një përmbledhje: një grup të rinjsh (të quajtur "Islanders" ose ishullorë) vendosen në një vilë luksoze tropikale dhe ndërtojnë lidhje romantike për të fituar çmimin final. Por asgjë nuk është aq e thjeshtë, çiftet testohen nga sfida, hyrje të reja, vota publike dhe, natyrisht, drama të pastra dashurie.
Pse ky sezon po bën bujë?
Sukses rekord: Që kur sezoni i 7-të nisi në qershor, është parë mbi 1 miliard minuta, me 39% të audiencës që e ndjek për herë të parë. Për një show që transmetohet 6 ditë në javë, kjo tregon se publiku është totalisht i investuar.
Produksioni vizualisht hipnotizues: Vila me dritat neon, të rinj *super seksi* me bikini dhe dronët mbi Fiji e bëjnë Love Island më shumë një shfaqje për Instagramin. Gjithçka duket gati për screenshot, meme dhe klipe virale.
Drama reale (dhe pak absurde): Një nga momentet më të përfolura? E ashtuquajtura "pancake-gate" ose skandali i krepave, ku Huda, njëra nga ishulloret bëri një skenë të madhe para partnerit të saj Chris, sepse i kishte dhënë një vajze tjetër dy krepa dhe një lule – ndërsa asaj vetëm një krep dhe asnjë lule. "Më bëre të ndihem si një dashnore," tha ajo përmes lotëve. Skena bëri xhiron e rrjeteve dhe u kthye në meme brenda pak minutash.
Disa nga situatat virale që e kanë ndarë publikun:
Huda & drama me Chris – nga përqafime të zjarrta te përplasje për mëngjesin.
View this post on Instagram
Sfida “Heart Rate” – performanca flirtuese të nxehta.
@cmb56 This part had me crying ???????? #foryou #fyp #LoveIsland #foryoupage #loveislandusaseason7 #loveislandusa #realitytv #datingshow #creator #heartratechallenge ? WTHELLY - Rob49
Jeta pa telefona, me pasojë shokun kulturor për gjeneratën Z – pjesëmarrësit s’kanë akses në rrjete sociale, çka krijon drama të pastra dhe përçarje psikologjike.
Pjesëmarrësit më të përfolur këtë sezon
Huda Mustafa – Një balerinë 24-vjeçare, nënë e një vajze 5-vjeçare, që i la të gjitha për t’iu bashkuar vilës në Fiji. Me twerk-un e saj viral dhe shpërthimet emocionale, ajo është kthyer në antiheroinën e sezonit.
View this post on Instagram
Amaya Espinal – E preferuara absolute e publikut, me ngatërrime fjalësh që as vetë narratori i shfaqjes, Iain Stirling, s’mund t’i injorojë: "Papaya, Amaya, I’m not sorry-a!”
View this post on Instagram
Jeremiah & Hannah – Dy konkurrentë që publiku i kishte për zemër, por u larguan papritur pas një votimi kaotik. Fansat akoma s’e kanë kapërdirë si ngjarje.
Seks, por jo tamam?
View this post on Instagram
Paradoksi më i madh i këtij sezoni është ky: me gjithë zhveshjen, puthjet dhe sfidat sensuale – në fakt, pak njerëz po krijojnë lidhje të thella. Vetëm dy çifte kanë pranuar që kanë pasur intimitet të vërtetë, ndërsa shumica duket sikur po luajnë një lojë të shtirur flirtimi.
Love Island USA = pasqyra e të rinjve të sotëm?
Ky sezon ka hapur edhe debate më të thella sociale. Disa analistë mendojnë se Love Island po reflekton në mënyrë brutale dilemat emocionale të gjeneratës Z: shumë të vetëdijshëm, të mësuar me performancat e shkëlqyera online, por në krizë kur vjen puna te ndjeshmëria fizike përballë njëri-tjetrit.
Love Island USA është për momentin reality show më i përfolur në botë. Nuk ka rëndësi nëse je fans i dramave dashurore, analizave sociale apo thjesht një person që vdes për meme, ky sezon ka nga pak për të gjithë.