Showbiz

Kemi ca të reja mbi raportin e Hailey dhe Justin Bieber :)

Kemi ca të reja mbi raportin e Hailey dhe Justin Bieber :)
Getty

Justin Bieber dhe Hailey Bieber kanë qenë në një valë spekulimesh për marrëdhënien e tyre gjatë disa muajve të fundit, por sipas postimeve në Instagram, duket se gjërat janë qetësuar dhe janë kthyer në ritmin e mëparshëm.

Justin publikoi një album fotosh, ku njoftoi njerëzit se është një një periudhë detoksi, duke dëgjuar kështu këshillën e Hailey-t (sipas burimeve).

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Justin Bieber (@lilbieber)

Më vonë, postoi edhe disa foto duke përqafuar bashkëshorten e tij, duke përforcuar kështu fjalët e një personi anonim, të afërt me çiftin se pavarësisht sfidave, ata s’e kanë në plan të ndahen.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Justin Bieber (@lilbieber)

"Justin po kalon një periudhë të vështirë dhe Hailey po i jep hapësirë që të rikthehet në rrugën e duhur. Ai po bën më të mirën, por është e vështirë," tha burimi për Us Weekly.

"Gjatë muajit të fundit situata ka qenë shumë e tensionuar. Hailey është e shqetësuar për Justin, veçanërisht me një fëmijë në shtëpi. Shanset për një ndarje janë shumë të pakta, sidomos për shkak të besimit të tyre", shtoi personi anonim, duke theksuar se "ata besojnë se janë shpirtra binjakë dhe janë krijuar për njëri-tjetrin. Do bëjnë gjithçka për ta bërë të funksionojë martesën”.

Bota po shërohet pra! Na falni, fansa të Selena-s dhe Justin!

 

REELS

Piss piss 🐱

“Deux Personnes échangeant de la Salive” (Dy persona duke shkëmbyer pështymë) me regji të Natelie Musteata dhe Alexandre Singh, fitoi çmimin “Oscar” për filmin e shkurtër live-action mé të mirë. Luana Bajrami, aktorja me origjine nga Kosova, ishte pjesë e kastit me 4 personazhe. Bajrami ka lindur në 2001 në fahatin Pleshinë, në Ferizaj të Kosovës dhe në moshën 7-vjeçare familja e saj emigroi në Francë. Ajo sot është një aktore e spikatur në Francë. Në 2020, Bajrami u nominua për cmimin “Cesar” si Aktoria më Premtuese.

🫠🫠

“One Battle After Another” nga regjisori Paul Thomas Anderson, fiton Oscar si filmi me i mire

Moderatori i edicionit të fundit të Oscars, komediani Conan O’Brien tallet mënyrën si gen z-gen alpha shohin video në Tiktok🤣🤣

Janë të gjithë njësoj 👀

👀 Si e gjykoni? 👀

E keni parasysh vetë se kush meriton tag ✨

Aktorja kineze Zhang Jingyi është bërë virale së në rrjetet sociale dhe në botën e modës, pasi u shfaq duke mbajtur një aksesor luksi të pazakontë nga Balenciaga, i cili ngjan shumë me një qese të zakonshme plehrash. Aksesori, që zyrtarisht kushton 1,790 dollarë, u kthye shpejt në një temë diskutimi mes adhuruesve dhe kritikëve të modës. Çanta është pjesë e qasjes eksperimentale të Balenciaga-s ndaj modës luksoze, ku objekte të përditshme rikonceptohen si pjesë dizajni të nivelit të lartë. E prodhuar me materiale premium dhe me estetikën minimaliste karakteristike të markës, çanta është krijuar qëllimisht për t’u dukur si një qese e thjeshtë plehrash, duke nxitur debat për kufijtë mes artit, modës dhe praktikës.

7-ta është e preferuara ime.