Nora Istrefi ka lindur vajzën e saj të parë. Këtë e konfirmojnë disa burime, përfshirë edhe ish-Miss Albania Valbona Selimllari, që i uron mikeshës së saj, Norës, lindjen e vajzës!
Ajo shprehet që është e lumtur për Norën e cila ka lindur një vajzë të vogël. Gjinia e fëmijës ishte bërë i ditur edhe më parë, ndërsa data e lindjes u paralajmërua dje, kur vetë bashkëshorti dhe babai i fëmijës, Robert Berisha, shkruante në faqen e tij “Në pritje My Baby”. Nora Istrefi, mësohet që ka lindur në një spital në Shkup, përmes një operacioni Cezarian. Ajo ishte shtruar aty që dje dhe bashkëshorti me mamanë e motrat e saj ishin të gjithë pranë Norës në këtë ditë të veçantë për të dhe të gjithë ata.
Nora ka ruajtur një linjë trupore mahnitëse edhe pse shtatzënë.
Pritet të mësohet emri i vajzës.
Burimi: Kosovarja#showbiz