Metropolitan

Kim e paska ndërruar emrin para se të bëhej e famshme: “Ishte shumë i gjatë”

Kim e paska ndërruar emrin para se të bëhej e famshme:

Kim Kardashian ka zbuluar se e ka ndryshuar emrin pak para se ajo dhe familja e saj të arrinin famën në reality show-n e famshëm “Keeping Up With the Kardashians”.

“Unë gjithmonë përdorja emrin Kimberly, deri kur nënshkruam kontratën për të bërë reality show-n. Kur pashë emrin tim në ekran: “Kimberly Kardashian”, thashë: “Mendoj se është shumë i gjatë për njerëzit. Le ta shkurtojmë thjesht në Kim,’” tha ylli i “The Kardashians”, 45 vjeç, në një intervistë për “Time”, të publikuar të enjten.

“Dhe është kaq e çuditshme, sepse të gjithë miqtë e mi nga shkolla e mesme dhe fëmijëria, si dhe babai im; të gjithë më thërrasin Kimberly.”

Kim e paska ndërruar emrin para se të bëhej e famshme:

Themeluesja e Skims, e cila njihet për përdorimin e emrit të saj edhe në markat e ndryshme sipërmarrëse, mori gjithashtu merita për faktin se i bindi të gjithë familjarët që të pranonin reality show-n.

“Mendoj se isha unë ajo që i binda të gjithë, pa dyshim. Unë me të vërtetë e doja këtë! Doja të bëja një reality show që ditën kur doli “The Real World” i MTV-së dhe e pashë me shoqen time të ngushtë,” tregoi Kardashian, duke shtuar: “E pashë dhe i thashë: “Kjo është ajo që do të bëj”. Dhe ajo më tha: “Unë do të jem menaxherja jote”. Mendoj se ishim 11 vjeç asokohe. I thashë: “Kur të bëhemi 18, duhet të bëjmë një regjistrim dhe t’ia dërgojmë “The Real World”.’”

Edhe pse menaxherja e Kim, më vonë u bë nëna e saj, Kris Jenner, ajo filloi të punonte me producentët e “The Real World”, pasi “Keeping Up With the Kardashians” u mbështet nga Bunim/Murray, kompania që prodhoi edhe serinë e MTV-së.

Kim e paska ndërruar emrin para se të bëhej e famshme:

Ylli i “All’s Fair” rrëfeu gjithashtu se i kishte bindur motrat e saj, Kourtney dhe Khloé Kardashian, si dhe nënën e saj, Kris Jenner, se ky show do të ishte një mundësi për të promovuar dyqanin e tyre të veshjeve, Dash, e cila sot nuk ekziston më.

“Arsyeja kryesore pse donim të nisnim show-n ishte për t’i sjellë vëmendje dyqanit tonë Dash, të paktën kështu arrita t’i bindja motrat,” tha ajo.

“U thashë se do t’i sillte një promovim të jashtëzakonshëm dyqanit tonë. Dhe sapo e dëgjuan këtë, ranë dakord.”

Kim e paska ndërruar emrin para se të bëhej e famshme:

“Keeping Up With the Kardashians” përfundoi në vitin 2021, pas 14 vitesh në E! Network. Familja që atëherë vijon serialin në platformat streaming, me titullin “The Kardashians” në Hulu.

 

REELS

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.