Metropolitan

Katër vende do të bojkotojnë Eurovision 2026 pasi Izraelit i lejohet pjesëmarrja

Katër vende do të bojkotojnë Eurovision 2026 pasi Izraelit i
Foto: AP

Katër vende: Irlanda, Spanja, Sllovenia dhe Holanda, njoftuan se do të bojkotojnë Eurovision 2026, pasi Izraeli u lejua të marrë pjesë në konkursin e vitit të ardhshëm. Vendimi i EBU-së erdhi pa një votim të posaçëm për pjesëmarrjen e Izraelit, çka shkaktoi pakënaqësi tek disa nga transmetuesit pjesëmarrës që kishin kërkuar përjashtimin e tij për shkak të luftës në Gaza.

Në mbledhjen e përgjithshme u miratuan vetëm rregulla të reja për të parandaluar ndikimin e qeverive apo palëve të treta në promovimin e këngëve, por shumica e anëtarëve deklaruan se nuk ishte e nevojshme një votim për Izraelin. 65% e delegatëve votuan pro rregullave të reja, ndërsa çështja e pjesëmarrjes u mbyll pa diskutim të mëtejshëm.

RTÉ e Irlandës tha se pjesëmarrja është “e pajustifikueshme” duke pasur parasysh humbjet e jetëve në Gaza dhe krizën humanitare. RTVE e Spanjës deklaroi se nuk do ta transmetojë konkursin, duke e cilësuar procesin si të paqartë dhe të ngarkuar me presion politik. Edhe Avrotros i Holandës dhe RTVSLO e Sllovenisë u tërhoqën, duke thënë se pjesëmarrja bie ndesh me vlerat e tyre për paqe, barazi dhe respekt.

Katër vende do të bojkotojnë Eurovision 2026 pasi Izraelit i

Në anën tjetër, vende nordike si Norvegjia, Suedia, Finlanda, Danimarka dhe Islanda votuan pro rregullave të reja dhe sinjalizuan se do të mbeten pjesë e Eurovision-it. BBC, SWR gjermane dhe ORF austriake konfirmuan gjithashtu pjesëmarrjen, duke theksuar se konkursi organizohet nga transmetuesit, jo nga qeveritë, dhe se Kan – televizioni publik izraelit – plotëson kushtet për garim.

Presidenti izraelit Isaac Herzog e mbështeti vendimin, duke thënë se Izraeli “meriton të jetë i përfaqësuar në çdo skenë ndërkombëtare” dhe se Eurovision-i duhet të vazhdojë të promovojë kulturën, miqësinë dhe mirëkuptimin mes vendeve.

Eurovision 2026 do të mbahet në Vjenë, pas fitores së Austrisë këtë vit me artistin JJ. Izraeli ka marrë pjesë rregullisht edhe vitet e fundit, ndërsa Rusia mbetet ende e përjashtuar që nga pushtimi i Ukrainës në 2022.

REELS

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Four countries to boycott Eurovision 2026 after Israel allowed to participate

Katër vende do të bojkotojnë Eurovision 2026 pasi Izraelit i
Photo: AP

Four countries: Ireland, Spain, Slovenia and the Netherlands, have announced they will boycott Eurovision 2026 after Israel was allowed to participate in next year's contest. The EBU's decision came without a special vote on Israel's participation, which angered some of the participating broadcasters who had called for its exclusion due to the war in Gaza.

The general meeting only approved new rules to prevent influence by governments or third parties in the promotion of songs, but the majority of members declared that a vote on Israel was not necessary. 65% of delegates voted in favor of the new rules, while the issue of participation was closed without further discussion.

Ireland's RTÉ said participation was "unjustifiable" given the loss of life in Gaza and the humanitarian crisis. Spain's RTVE said it would not broadcast the contest, calling the process unclear and fraught with political pressure. The Netherlands' Avrotros and Slovenia's RTVSLO also withdrew, saying participation went against their values ​​of peace, equality and respect.

Katër vende do të bojkotojnë Eurovision 2026 pasi Izraelit i

On the other hand, Nordic countries such as Norway, Sweden, Finland, Denmark and Iceland voted in favor of the new rules and signaled that they would remain part of Eurovision. The BBC, Germany's SWR and Austria's ORF also confirmed their participation, stressing that the contest is organized by broadcasters, not governments, and that Kan - the Israeli public broadcaster - meets the requirements to compete.

Israeli President Isaac Herzog supported the decision, saying that Israel "deserves to be represented on every international stage" and that Eurovision should continue to promote culture, friendship and understanding between countries.

Eurovision 2026 will be held in Vienna, following Austria's victory this year with artist JJ. Israel has also participated regularly in recent years, while Russia remains excluded since its invasion of Ukraine in 2022.