Metropolitan

Kim jep detaje për diagnozën e aneurizmës në tru: “Ka qenë aty prej vitesh”

Kim jep detaje për diagnozën e aneurizmës në tru: “Ka
Kim Kardashian/ Instagram


Aneurizmi që mjekët gjetën në trurin e Kim Kardashian, mesa duket nuk është i ri. Në episodin e ri të “The Kardashians”, i publikuar më 20 nëntor, Kim, 45 vjeç, e cila më parë i tha motrës së saj, Kourtney, se mjekët kishin zbuluar aneurizmin që prej vitesh qëndronte në trurin e saj.

“Bëra një skanim Prenuvo* dhe ata më telefonuan sot dhe më thanë: ‘Çdo gjë duket shumë mirë. Por ke një aneurizëm në tru,’” i tha Kim Kourtney-t. “Ata më thanë: ‘Ka qenë aty prej vitesh. Edhe disa vite më parë ishte po aty.’”

Një skanim Prenuvo është një rezonancë magnetike e plotë e trupit që shërben si mjet proaktiv për të identifikuar sëmundjet ose problemet shëndetësore në faza të hershme.

Pasi foli me mjekun, Kim tha se telefonoi neurokirurgun Keith Black. “I dërgova një foto të skanerit dhe ai më tha: ‘Dua të vish të bëjmë të gjitha imazheritë e nevojshme.’ Dhe pastaj e pyeta: ‘A mund të pres? Se çfarë e bën të plasë?’ Dhe ata më thanë: ‘Vetëm stresi.’”

Duke pasur parasysh periudhën shumë stresuese që po kalonte, ku po studionte për provimin e jurisprudencës, pritja nuk dukej si opsioni më i mirë. Në një fjalim në kamera, Kourtney tha:

“Jam me të vërtetë e shqetësuar për Kim. Ajo ka aq shumë gjëra, punën dhe katër fëmijët dhe s’dua që të pësojë një aneurizëm, sigurisht.”

Në 2023, Kim publikoi në Instagram për këtë skaner “që të shpëton jetën”, duke sqaruar se nuk ishte reklamë, por thjesht një mesazh informues, duke thënë se “me të vërtetë u kishte shpëtuar jetën disa miqve të saj.”

Pasi diagnoza e aneurizmës u zbulua për herë të parë në episodin e parë të sezonit 7, Kim ndau një përditësim për shëndetin e saj gjatë një interviste në “Good Morning America”.

“Do ta shihni në episodin tjetër, shkova dhe bëra një tjetër skanim Prenuvo. Dhe pastaj më duhej të bëja shumë skanime të tjera të trurit në Cedars[-Sinai] me të gjithë ekipin,” i tha ajo moderatores Robin Roberts muajin e kaluar.

Ajo inkurajoi ndjekësit të “ndiqnin episodet” për të parë zhvillimet, por premtoi: “Çdo gjë shkon mirë.”

“Është thjesht një masë e mirë parandaluese! Sigurohuni që gjithmonë të kontrolloheni. Shëndeti është pasuri, dhe duhet të jeni të kujdesshëm me çdo gjë që bëni”, theksoi ajo.

 

REELS

Rigjenerim. Vetëbesim. Kënaqësi. 💫 Shëndeti vaginal ndikon direkt në kualitetin e marrëdhënies tuaj intime. Mos neglizhoni veten! Zbuloni se si pajisja Revigen ndihmon në rikthimin e elasticitetit dhe përmirësimin e jetës në çift.

RIHANNA SURPRIZON PUBLIKUN NË KONCERTIN E JAY-Z

Si duken fundjavat ideale 🤓

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.