Miley Cyrus ka konfirmuar fejesën me partnerin e saj prej katër vitesh, muzikantin Maxx Morando. Fituesja e çmimit Grammy u pa duke mbajtur një unazë ari me diamant në gishtin e fejesës gjatë premierës së “Avatar: Fire and Ash” në Los Angeles të hënën.
Në një intervistë për emisionin amerikan “Good Morning America” të mërkurën, 33-vjeçarja tha se Maxx e kishte bërë propozimin gjatë një udhëtimi në Azi.
“Unë nuk surprizohem lehtë sepse më pëlqen të kontrolloj çdo situatë dhe kisha hequr dorë krejtësisht nga ky instinkt dhe po ju them, u befasova kaq, kaq, kaq shumë,” tha ajo.
Duke treguar me krenari unazën, Miley tha se partneri kishte bërë një zgjedhje shumë të mirë.
“Unë dhe Max jemi bashkë prej katër vitesh dhe është shumë i dukshëm zhvillimi që kemi pësuar. Ti do të kesh pranë dikë që të thotë gjithmonë se mund t’ia dalësh”, vijoi këngëtarja.
Miley, më parë ka qenë e martuar me aktorin australian Liam Hemsworth në vitin 2018. Çifti kishte qenë në një lidhje për një dekadë, por njoftuan divorcin në vitin 2019. Duke folur për “British Vogue” në vitin 2023, këngëtarja tha se ajo dhe Morando janë njohur pasi patën një “blind date” (ti nuk e di kë do të takosh).
Morando është baterist i grupit Liily. Grupi mori pjesë në “Miley’s New Year’s Eve Party” të NBC-së në vitin 2022, së bashku me artistë si kumbara e Cyrus, Dolly Parton dhe David Byrne.



