
Justin Bieber po kalon një periudhë të vështirë në jetën personale, duke u përballur me thashetheme për një krizë në martesën me Hailey Bieber. Në një seri postimesh në Instagram, Justin ka ndarë video me mesazhe të koduara që nënkuptojnë se po përjeton vështirësi në martesën e tij.
Në një nga videot, një krijues përmbajtjesh kërkon arsyen e “trajtimit me heshtje” nga e dashura e tij, duke përmendur ankthin dhe mendimet e tepërta që e shoqërojnë këtë gjendje.
Ndërkohë, Hailey, është parë pa unazën e saj të martesës në momente të ndryshme gjatë fundjavës, gjë që ka shtuar dyshimet rreth vështirësive që ata po kalojnë. Për më tepër, daljet e saj së fundmi kanë qenë gjithmonë vetëm dhe të pashoqëruara nga Justin.
Problemet mes tyre duket të jenë shtuar edhe për shkak të sfidave të reja, si prindërimi i djalit të tyre Jack dhe polemikat e ndryshme, përfshirë një mosmarrëveshje në Ditën e Babait. Justin Bieber ka publikuar edhe postime të tjera të dyshimta në rrjetet sociale, që tregojnë për tensione të brendshme në martesën e tij.
Në këtë periudhë, ai po përballet edhe me sfida financiare. Në vitin 2022 ai pësoi një krizë financiare që e detyroi të shesë të drejtat e katalogut të tij muzikor, duke shkaktuar edhe tensione me menaxherin e tij të mëparshëm. Aktualisht, Justin thotë se po përgatitet për një rikthim në muzikë, me stafin e tij të ri.
Përveç këtyre, Justin ka qenë në fokus të mediave edhe për shkak të hetimit penal në lidhje me Sean “Diddy” Combs, ku përfaqësuesit e tij mohuan të gjitha aludimet për keqtrajtimin e Justin nga Diddy në të kaluarën. Gjatë një feste të Diddy-t në vitin 2014, Justin ishte në mesin e të ftuarve, së bashku me shumë emra të njohur të showbiz-it.
Në shkurt të vitit 2023, Justin u detyrua të anulonte pjesën e mbetur të turneut të tij “Justice World Tour” për shkak të diagnozës me sindromën Ramsay Hunt, që shkakton paralizë të fytyrës. Ai tregoi për këtë problem shëndetësor për herë të parë përmes një postimi emocional në Instagram, ku theksoi nevojën për pushim dhe rikuperim.
Ndërkohë, Hailey është parë shpesh duke u kujdesur për djalin e tyre dhe duke u përfshirë në aktivitete të ndryshme, në përpjekje për të qëndruar pranë familjes edhe në këtë periudhë sfiduese.
Burimi: Daily Mail