Showbiz

Thuhet se gjërat mes çiftit Bieber nuk janë aspak mirë: “Justin acarohet direkt”

Thuhet se gjërat mes çiftit Bieber nuk janë aspak mirë:

Burime të afërta kanë folur mbi atë që po ndodh në të vërtetë mes Hailey dhe Justin Bieber, sidomos pasi Hailey u pa pa unazë (për hir të së vërtetës, e vendosi sërish më vonë!).

Sipas një burimi për Entertainment Tonight, çifti po përballet me vështirësi në martesën e tyre dhe Justin është ndjerë i "irrituar" nga Hailey.

“Justin acarohet direkt dhe ndjen se Hailey mund të jetë sipërfaqësore kur bëhet fjalë për mënyrën si duket marrëdhënia e tyre në publik”, u shpreh burimi.

Ndërkohë, “mungesa e motivimit të Justin ka qenë shqetësuese” për Hailey dhe miqtë e tyre, të cilët mendojnë se “ata mund ta shpëtojnë martesën — dhe të dy e duan këtë — por për momentin gjërat nuk janë mirë.”

Thuhet se gjërat mes çiftit Bieber nuk janë aspak mirë:

Ky përditësim vjen pasi Justin publikoi një sërë mesazhesh dhe selfie-sh enigmatike në Instagram, si dhe ripostoi një video, ku një person shprehej: “Kur më injoron, të paktën më thuaj pse!”

Ndërkohë, për The Sun ka folur me një burim që tha se Hailey është "jashtë mase e tërbuar" me Justin dhe së fundmi i ka thënë: “Hiq dorë së qeni një fëmijë i llastuar.”

“Ajo është e frustruar,” tha burimi. “Po përpiqet ta ndihmojë, por ai vetëm e mbyll veten. Ajo është vërtet e zemëruar që Justin po i nxjerr problemet e tij në rrjete sociale — momentet e tij të këqija, vështirësitë, dobësitë —dhe që e gjithë bota po i sheh”.

Burimi shtoi se Hailey “ndjen sikur ai po e gropos veten”.

Duke postuar për jetën e tij në këtë mënyrë, e përkeqëson situatën. Ajo e ka lutur të qëndrojë larg rrjeteve sociale për pak kohë, të qetësohet, të rimarrë veten dhe të përqendrohet për t’u ndjerë më mirë nga ana mendore. Por ai vazhdon të bëjë gjërat sipas mënyrës së vet dhe Hailey ndihet e lënë mënjanë, sikur nuk është më pjesë e vendimeve të tij.

“Është zemërthyese për të ta shohë këtë”, përfundoi personi anonim.

Hailey dhe Justin kanë kohë që kanë ndezur thashethemet për një krizë në çift dhe shumë njerëz mendojnë se divorci i tyre është në prag.

 

REELS

Forca e një gruaje që kujdeset për veten është frymëzim për të gjithë. Në këtë Tetor Rozë, ndalo për një moment, kujdesu dhe vlerëso jetën që ke. 🎀 @vodafonealbania #TetoriRozë #Jetoshëndetshëm #vodafonealbania

Morali: As mos i trego fare herë tjetër, kur të jesh 🤰🏻

Unë do paguhem vetëm 1 mijë 😳😳😳😳

Do ribashkoheshit edhe ju, apo ç’e do?

Facelift-i i Kris Jenner është mrekullia e 8-të e kohërave moderne

Masazhi që të bën të ndihesh më e lehtë, më e qetë dhe plot energji ✨ Provoje tani dhe zbulo pse të gjithë po flasin për të!

Sot, në datën 9 tetor 2025, Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për fazën e parë të një armëpushimi dhe shkëmbim robërish, nëpërmjet negociatave indirekte që u zhvilluan në Sharm el-Sheikh, Egjipt. Detajet i gjeni në Story.

Janë 2 lloje motrash/shoqes në këtë jetë

Kur veshja dhe dukja nuk kanë lidhje me personalitetin 😂😂😂

Supriza me 💃 belly dancer 💃 që meriton çdo dhëndër 😈