Aktorja e “American Horror Story”, Jamie Breeer, është përzgjedhur nga stilistja Carrie Hammer si modele për koleksionin që ajo do të prezantojë në Javën e Modës në New York. Brewer do të jetë kështu e para femër me sindromën Down që do të ecë në pasarelën e Javës së Modës.
“Vajzat e reja më shohin mua dhe mendojnë ‘Hej nëse mënud ta bëjë ajo, mund ta bëjmë dhe unë',” ka thënë Jamie Brewer për “Today”. Ajo gjithashtu punon si një aktiviste në mbrojtje të personave me aftësi të kufizuara intelektuale. “Është një frymëziim i vërtetë të jesh një shembull për vajzat e reja duke i inkurajuar ato që të jenë ato që janë dhe të tregojnë atë që janë,” ka thënë ajo.
Burimi: Marie Claire