Një çift shqiptarësh rezident në provincën e Peruxhias janë dëbuar nga shteti italian si pasojë e provave kundër tyre me natyrë terroriste. Nga hetimet prej më shumë se një viti, u zbulua se dy bashkëshortët lavdëronin xhihadin dhe rekrutonin anëtarë të rinj për grupin famëkeq.
Nënsekretari i brendshëm Gianpiero Boçi tha se informacionet e marra nga hetimi i vazhdueshëm janë të pakundërshtueshme dhe se është krenar për punën e autoriteteve.
Burimi: Tgcom24
