Në një audiomesazh të publikuar ditën e martë, ISIS ka dhënë një deklaratë të pazakontë për presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.
Abu Hasan al-Muhajir, zëdhënësi i grupit islamik, tha në një audio 37-minutëshe se Trump është “një idiot i trashë”. Akuzat u publikuan fillimisht nga burimi fillestar dhe më pas u shpërndanë me shpejtësi nga ndjekësit në rrjetet sociale.
“Amerika është e korruptuar dhe shenjat e shkatërrimit janë të dukshme për syrin. Për këtë nuk ka asnjë dyshim duke qenë se drejtoheni nga një idiot i trashë, që nuk di çfarë është islami dhe që vazhdon të shprehë luftën kundër tij”, tha Muhajir.
Ky nuk është mesazhi i parë që grupi islamik i drejton presidentit amerikan. Në janar, lideri i Al-Kaedës e sulmoi sërish nëpërmjet një mesazhi audio pas sulmit me armë në Jemen, ku humbën jetën 12 civilë.
Burimi: CNN