Health

Historia ime: Përtej trendeve të Instagramit, si është të jetosh me dikë me OCD

Historia ime: Përtej trendeve të Instagramit, si është
Pinterest/@misu1986

Fjalë të tipit: “OCD-ja ime s’më lejon ta lë rremujë shtëpinë” i dëgjoj kudo nga njerëz të ndryshëm në rrjete sociale. Por a do t’ua thotë dikush që OCD nuk është as qejf për pastërti dhe as ndonjë ves i lezetshëm për Instagram?

Unë jetoj me dikë që është realisht i diagnostikuar me OCD (Çrregullimi Obsesiv-Kompulsiv) dhe e di fare mirë çfarë torture është kjo gjendje. Jo vetëm për personin që e përjeton çdo sekondë brenda vetes, por edhe për ata që e rrethojnë, që e duan dhe jetojnë me të.

Në rastin e familjarit tim, nuk ka të bëjë fare me pastërtinë në kuptimin klasik të fjalës. Ai ka një nevojë të fortë që gjërat të jenë pikërisht aty ku është mësuar t’i shohë. Për shembull, çanta duhet të jetë gjithmonë mbi tavolinë. Nuk është rregulli që e shqetëson, por ndryshimi. Dhe në fakt, shumë prej gjërave që mban rreth vetes krijojnë rrëmujë, jo pastërti.

Ai nuk të lejon kurrë të bësh ndryshime në shtëpi, qofshin edhe shumë të vogla, si p.sh. një palë perde të reja ose një ngjyrë tjetër muresh. Ka ankth ekstrem dhe vështirësi të jashtëzakonshme për të hedhur gjëra, edhe kur janë shumë të vjetra apo plotësisht të padobishme.

Ka një dëshirë thuajse obsesive për të grumbulluar sende pa ndonjë vlerë reale, si gurë deti, kuti bosh, apo sende që nuk i përdor kurrë, thjesht sepse nuk mund t’i hedhë. Veprimet i përsërit disa herë, mendon shpesh me zë të lartë dhe shpesh bisedon me veten.

Dhe po flas për një njeri jashtëzakonisht të lexuar, me arritje të mëdha profesionale dhe një mendje shumë të zhvilluar. Por kjo nuk e bën më të lehtë për ne që jetojmë pranë tij.

Të jetosh çdo ditë pranë një personi me këtë lloj vështirësie është shumë e lodhshme dhe emocionalisht rraskapitëse.

Nuk mund t’ia palosësh rrobat siç do ti. Nuk mund të bësh as ndryshimin më të vogël në shtëpi pa debat. Shkon në udhëtim dhe ai kthehet 2-3 herë nga rruga për të kontrolluar nëse ka mbyllur derën, edhe pse e di që e ka mbyllur. Thjesht nuk e ndal dot atë ndjesi të brendshme që e shtyn ta kontrollojë përsëri.

Edhe gjërat më të vogla, si një kuti bosh që “na zë vend kot”, duhet t’i komunikohen me shumë delikatesë, që të mos i shkaktojnë panik. P.sh. duhet t’i thuash: “Si thua, a ta hedhim këtë kutinë?” dhe jo thjesht ta hedhësh.

Është e dhimbshme.

Sepse nga njëra anë ti do thjesht një jetë normale, më pak tension, më shumë liri për të ndryshuar dhe për të marrë frymë. Por nga ana tjetër, e do shumë këtë njeri dhe nuk do ta lëndosh.

Kërkon shumë kujdes dhe durim, sepse një konflikt i vogël për ty, mund të jetë një tronditje emocionale për të.

Më ka ndodhur ta kundërshtoj, dikur, nga padituria. Kam argumentuar logjikisht dhe kam vepruar siç “duhej” me disa objekte. Por gjendja që i shkaktova ishte shumë e rëndë. E kujtoj ende me lot në sy, kur e gjeta duke folur me vete, pa zë, vetëm në dhomë.

Ndaj, OCD, nuk është trend për Instagram, por shumë më shumë se aq.

Histori e mbërritur në redaksinë e Anabel.

REELS

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

MY STORY: Beyond Instagram trends, what it's like to live with someone with OCD

Historia ime: Përtej trendeve të Instagramit, si është
Pinterest/@misu1986

I hear phrases like, "My OCD won't let me leave my house clean" all over social media from people. But will anyone tell you that OCD is neither a cleanliness obsession nor a cool Instagram habit?

I live with someone who is actually diagnosed with OCD (Obsessive-Compulsive Disorder) and I know all too well what a torture this condition is. Not only for the person who experiences it every second within themselves, but also for those around them, who love them and live with them.

In my relative's case, it has nothing to do with cleanliness in the classical sense of the word. He has a strong need for things to be exactly where he is used to seeing them. For example, his bag must always be on the table. It is not order that bothers him, but change. And in fact, many of the things he keeps around him create clutter, not cleanliness.

He never allows you to make changes to the house, even very small ones, such as a new pair of curtains or a different wall color. He has extreme anxiety and extraordinary difficulty throwing things away, even when they are very old or completely useless.

Has an almost obsessive desire to collect items with no real value, such as sea stones, empty boxes, or items he never uses, simply because he can't throw them away. He repeats actions several times, often thinks out loud, and often talks to himself.

And I'm talking about an extremely well-read man, with great professional achievements and a highly developed mind. But that doesn't make it any easier for those of us who live next to him.

Living every day next to a person with this type of difficulty is very tiring and emotionally exhausting.

You can't fold his clothes the way you want. You can't even make the smallest change at home without arguing. You go on a trip and he comes back 2-3 times from the road to check if he locked the door, even though he knows he locked it. You just can't stop that inner feeling that pushes him to check again.

Even the smallest things, like an empty box that is "taking up space," should be communicated to them very delicately, so as not to cause them to panic. For example, you should say, "What do you say, should we throw this box away?" and not just throw it away.

It's painful.

Because on one hand you just want a normal life, less tension, more freedom to change and breathe. But on the other hand, you love this person very much and you wouldn't hurt him.

It requires a lot of care and patience, because a small conflict for you can be an emotional shock for him.

I once objected to him out of ignorance. I argued logically and acted "properly" with some objects. But the situation I caused him was very serious. I still remember with tears in my eyes, when I found him talking to himself, silently, alone in the room.

So, OCD is not an Instagram trend, but much more than that.

Story received by Anabel's editorial office.