News

Goditi partneren 50 herë me thikë: Një përmbledhje e vrasjes makabre në Pogradec

Goditi partneren 50 herë me thikë: Një përmbledhje e vrasjes
Euronews

Ditën e djeshme, një grua 52-vjeçare u gjet e pajetë në banesën e saj të shkrumbuar nga flakët. Ndonëse fillimisht u duk sikur ajo ishte viktimë e një zjarri fatal, plagët e saj në qafë e kudo në trup, policia doli në përfundimin se ajo ishte vrarë. Nën hetim u mor Ilirjan Selami, 31 vjeç, me të cilën viktima kishte një lidhje intime, i cili pas 7 orësh pyetje nga hetuesit, e pranoi se kishte kryer krimin.

Si u krye krimi?

Ilirjan Selami dhe Kozeta Teço, prej 8 vitesh ishin në një marrëdhënie, me zënka të shumta. Mendohet se në një prej këtyre zënkave, Ilirjani kishte goditur 50 herë me thikë në qafë dhe zona të ndryshme të trupit viktimën.  

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.1 të qytetit dhe kamerat e sigurisë tregojnë Ilirjanin duke dalë nga banesa e viktimës rreth orës 5:30 të mëngjesit. Pas vrasjes, ai ka pastruar njollat e gjakut me peshqirë, peceta dhe bluza, të cilat i hodhi në kosh.

Hetimet shprehen se Ilirjani hyri në banesën e Kozetës me 2 palë rroba, u ndërrua pasi kreu aktin makabër dhe dyshohet se i vendosi flakën shtëpisë.

Goditi partneren 50 herë me thikë: Një përmbledhje e vrasjes

Arrestimi i Ilirjanit

Pas këqyrjes së trupit të viktimës, policia doli në përfundimin e gruaja ishte vrarë dhe se asfiksia nuk ishte shkaku i vdekjes së saj.

“Gjatë veprimeve hetimore dhe këqyrjes së jashtme të trupit të pajetë, janë ngritur dyshime se shkaku i vdekjes nuk ishte asfiksia, pasi në trupin e viktimës janë konstatuar dëmtime të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës (thikë)”, thuhet në deklaratën e policisë.

Ilirjani, pasi ka kryer krimin, ka dalë nga banesa e të ndjerës për të zhdukur gjurmët e krimit, por veprimet e tij janë filmuar nga kamerat e sigurisë të një biznesi afër shtëpisë së viktimës, të cilat kanë mundësuar edhe zbardhjen e ngjarjes.

Ekspertët e policisë kriminale u rikthyen në vendngjarje bashkë me autorin e krimit, i cili sqaroi dinamikën e ngjarjeve, si dhe tregoi se ku hodhi rrobat.

Dëshmia e autorit të krimit

Fillimisht, Ilirjani u shpreh se ishte besimtar në Zot dhe nuk mund të kryente të tilla akte, por pas 7 orësh pyetje nga hetuesit, e rrëfeu krimin. Ai dëshmoi se e donte Kozetën, pavarësisht se ajo e përdorte.

“Besoj në Zot. E doja, nuk më bënte përshtypje mosha. Vij nga një familje e mirë dhe nuk mund të bëhem vrasës”, tha ai në deklaratë.

Ai tha se peshqirët dhe pecetat i hodhi në kosh, pasi dyshoi se Kozeta kishte therur një pulë.

“Peshqirët me gjak i hodha në mbeturina duke menduar se mos në apartament ishte therur ndonjë pulë, sepse bashkëjetuesja ishte e fiksuar pas pastërtisë”, referuar pamjeve ku shfaqet duke hedhur qeset në kosh.

Por, pasi u përball me provat, pranoi krimin, duke thënë:

“Ajo dehej shpesh. Njësoj bëja dhe unë. Kjo na bashkonte, dashuria dhe pija. Kohët e fundit kishte raste kur më godiste. E duroja sepse e doja. Pastaj nuk durova dot më. E dija që ishte më e madhe, por unë e doja. Nuk më bënte përshtypje mosha. Ajo më përdorte, nuk më donte”, tha autori i krimit.

Goditi partneren 50 herë me thikë: Një përmbledhje e vrasjes

Alibia e Ilirjanit, borxhi dhe varësia

Dyshohet se pas ngjarjes së rëndë, Ilirjani është takuar me disa miq dhe u ka thënë se do t’i jepte fund marrëdhënies me Kozetën, pasi ajo kishte një tjetër lidhje dhe se mund ta dëmtonte për shkak të xhelozisë. Sipas hetuesve, deklaratat e tij janë të qëllimshme, për krijimin e një alibie dhe për të ndryshuar kursin e dyshimeve që mund të binin mbi të.

Sipas të ndjerës, Ilirjani i kishte marrë 20 milionë borxh, të cilat ajo i kishte mbledhur nga motrat që jetonin në Greqi dhe në Tiranë. Nga ana tjetër, autori i vrasjes ka qenë përdorues i lëndëve narkotike. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se Ilirjani vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe përfitonte pagesë invaliditeti për shkak të gjendjes së tij.

Deklarata e nënës së djalit

Nëna e Ilirjan Selmanit u shpreh se djali i saj nuk është i dhunshëm dhe s’ka shkaktuar kurrë probleme:

“Pyesni në lagje dhe do t’ju tregojnë çfarë djali ishte. Ai nuk ngatërrohej me askënd, nuk vriste një mizë e jo më të vriste një njeri. Herë pas here kërkonte ndonjë lekë, por kaq. Djali bashkëjetonte me të dhe atë ditë ka marrë plehrat që ishin te dera e shtëpisë dhe i ka hedhur në kosh. Pavarësisht se unë nuk kam qenë dakord me lidhjen e tyre, nuk i kam kërkuar asnjëherë që të ndaheshin, pasi djali e kishte pranuar ashtu siç ishte”, – u shpreh ajo duke qarë.

“Jam shumë e tronditur. Kam lexuar dhe parë në media shumë të pavërteta që ka nxjerrë policia si informacion. Edhe ne si prindër e kemi marrë vesh nga media dhe policia ngjarjen. Ata erdhën në shtëpi, 15 policë, gati ma mbytën djalin. Djali im është i sëmurë me zemër, ka probleme shëndetësore dhe ia kemi ndërruar disa herë gjakun. Trajtohet edhe me kemp për problemet me zemrën”, tha ajo, duke shtuar se kërkon të zbardhet e vërteta, si dhe ngre dyshimet se viktima mund të ketë pasur edhe lidhje të tjera.

“Kërkoj që të dalë e vërteta, sepse me sa di unë, ajo nuk kishte lidhje vetëm me djalin tim, por edhe me shumë të tjerë. Policia të hetojë dhe të zbardhë të vërtetën. Djali im nuk është vrasës. Djali im nuk ka krijuar asnjëherë probleme, pyesni ku të doni!”.

Ndërkohë, ende po kryhen hetime më të thella për ngjarjen që tronditi opinionin publik.

REELS

Një ftesë për të gjithë çiftet që po mendojnë të bëhen prindër. mamushe.co ju fton në një klasë të sinqertë dhe të dobishme për: ✨ Kohën e duhur për shtatzëni 🩺 Fertilitetin & shëndetin e çiftit 🧠 Përgatitjen emocionale 🥦 Stilin e jetesës për një shtatzëni të shëndetshme Sepse prindërimi i mirë fillon para testit pozitiv

A ndryshon rrugë për të evituar një grup burrash?

Pse Jeclaire Sunshield SPF 50+? Në një treg me produkte që premtojnë shumë, Jeclaire bën diferencën me mbrojtje të vërtetë, cilësi europiane (i aprovuar nga bordi i Dermatologëve Europian) dhe certifikim ISO BRUXEL. 🌞 Mbrojtje maksimale UVA/UVB - falë filtrave të avancuar të certifikuar. 💧 Hidratim i thellë me acid hialuronik për lëkurë të butë dhe pa tharje. 🦙 Qumështi i gomaricës - përbërës i rrallë, me veti qetësuese, ideal për lëkurë të ndjeshme. 🪶 Teksturë super e lehtë: efekt mat, pa yndyrë, pa zbardhje, përthithet menjëherë dhe nuk djeg sytë 🚫 Formulë pa parabene – më pak irritim, më shumë siguri. ✅ Dermatologjikisht i testuar. ✅ Ideal për përdorim të përditshëm, në çdo stinë. ✅ I përshtatshëm për çdo tip lëkure. 📌 Jeclaire Sunshield SPF 50+ është kremi që kombinon shkencën moderne me kujdesin e butë, për ata që kërkojnë mbrojtje të sigurt për lëkurën e tyre. @jeclaire.al @ledismile_estetike

Gruaja, burri 👀 apo vajzat që kërcejnë?

-60% ulje. 😍 Koleksioni SS ‘25 @replay . S’ka nevojë për shumë fjalë, thjesht shko dhe shopping të mbarë. 🛍️

Ana tjetër e koncerteve 🎶

Shtazëri! Bura të papjekur, te pazhvilluar mendërisht, burra gjithë komplekse, që s'vunë kurrë autoritet me mendje e vepra dhe e vënë me badge e dhunë.

Amy Lee e shkroi këtë këngë në moshën 19-vjeçare, ndërkohë që ishte në një marrëdhënie abuzive, kur miku i saj (dhe bashkëshorti i ardhshëm) e pyeti drejtpërdrejt: “A je e lumtur?” Ajo mbeti e shtangur. Mendonte se kishte qenë “duke u sjellë krejtësisht normalisht.” Por ai nuk u mashtrua. “E ndjeva sikur ai mund të shihte drejt e në shpirtin tim. Kjo më frymëzoi të gjithë këngën,” – tha ajo. Kënga flet për “t’u zgjuar dhe për të kuptuar të gjitha gjërat që të kanë munguar prej kaq shumë kohësh.” Në një kuptim më të gjerë, është për t’u shkëputur nga diçka që e dija se kisha fuqinë ta bëja nëse do isha mjaftueshëm e guximshme dhe përfaqësonte “dëshirat e vërteta, zhgënjimet dhe frikërat e pathëna, qëndrimin përballë marrëzive përreth meje [që] isha gati t’i mposhtja.”

👀 @jlo Source: @patryczon

Mesazhi është i qartë: Mos mëkatoni!

----news/83568/goditi-partneren-50-here-me-thike-nje-permbledhje-e-s-makabre-ne-pogradec-i83568