Anabelizim

Gafat më të bukura të Rudina Hajdarit

Gafat më të bukura të Rudina Hajdarit

Rudina Hajdari njihet për lapsuset, rrëshkitjet, marrjet e gojës, gafat. Si politikane prej dy vitesh, si e diplomuar në Shkenca Politike, mund të hamendësoni me të drejtë se oratoria duhet të jetë në mos pika e saj e fortë, të paktën një aset që di ta përdorë. Por jo. Hajdari e ka të vështirë të lidhë dy fjali bashkë pa gabuar diku.

E dimë që ka studiuar në Amerikë, e dimë që ndoshta shqipja zë vendin e dytë në krahasim me anglishten, e dimë edhe që politikani po s’pati gojën, s’ka asgjë. Me gazavaj – se këto janë gjëra që kanë ndodhur e janë në të kaluarën –  përpiluam këtë listë me gafat më të paharrueshme të deputetes. Është vërtet gjynah se si një grua e edukuar, e re që përfaqëson kaq shumë qytetarë të Tiranës, nuk përfaqëson dot gratë e afta të këtij vendi që shpresojnë të ulen arrijnë aty ku është ajo.

Kaq për segmentin serioz të artikullit.

1. Së pari, rasti i tre ushtarakëve që humbën jetën në Letoni. Çfarë? Vetëm një dhe jo tre? E dimë. Fatkeqësisht, Zarife Hasanaj dha jetën në detyrë, por diçka në mendjen e Hajdarit insistonte se në fakt ishin tre që patën këtë fat. Deputetë të tjerë në Kuvend tentuan ta korrigjonin, por ajo këmbëngulte te e vetja. Madje, insistoi t’u thoshte dhe emrat, por në fund u detyrua të pranonte se në fakt, dy prej tyre ishin plagosur.

2. Në mars, Koha Jonë botoi një artikull me titullin “Rudina Hajdari, 5 gafa në një fjalim më pak se një minutë” dhe fitoi çmimin “Titulli më ikonik shkruar ndonjëherë”.  Në këto pesë gafa, Hajdari premton rritje të papunësisë, nuk di të shqiptojë “demokratike,” thotë se arsimi duhet ndaluar etj. Në vijim, gafat ashtu siç ndodhën, në trajtën e tyre të pastër:

Gafa 1: Arsimi është një nga gjërat kryesore që duhet të ndalojmë, të rinjtë shqiptarë duhet t’i japim mundësinë që ata të …

Gafa 2: Plani demok…plani i Partisë Demokratike, plani ekonomik i demokraci…pal…politi…demokracisë demokratike është plani më i fortë për sa i përket …

Gafa 3: Do rigjenerojë biznesin, do ngrejë papunësinë sepse bizneset do të kenë më shumë frymë dhe do jenë në gjendje të kemi një ngritje të punësisë…

Gafa 4: Ne do luftojmë fort të kemi një zero tolerancë për sa i përket shëndetësisë…

Gafa 5: Kanë frikë të shkojnë nëpër spitale sepse ato duan të paguajnë dikë për të dalë dhe sidomos për gra, gratë janë të parat që ndeshen me këto probleme sepse duke qenë shtatzënë dhe sjellin dikë në jetë…

3. Pak javë më parë, Rudina Hajdari tha me vetëbesim se “ne do të vijojmë të përçajmë të gjithë Shqipërinë” në një fjalim që supozohej të ishte frymëzues, në një fjalim që supozohej të ishte një listë tipike premtimesh prej politikani. Tani, e gjithë esenca e politikanit qëndron te aftësia për të premtuar gjëra që s’ka ndërmend t’i realizojë ndonjëherë. Sa e vështirë është të gënjesh?

Një opinionist për ShkodraWeb e quajti lapsusin e mësipërm frojdian, pra që shpreh synimet e saj të vërteta, por ju gjykojeni vetë.

4. Oh Zot, në prill të këtij viti iu referua Kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballës, si zoti Palla. Palla! Fytyra e Taulantit në atë moment thotë gjithçka.

Gafat më të bukura të Rudina Hajdarit

Për më tepër që s’kuptohet në është lapsus, siç janë gjasat, apo vërtet beson se deputeti quhet Taulant Palla.

5. Ky fjalim nga shkurti i vjetshëm që është një rrëmujë e madhe fund e krye. Edhe nëse e transkriptojmë s’do të merrni vesh gjë.

6. Sigurisht, kryevepra e djeshme: Lapraka, kryeqyteti i Tiranës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by OPINION TV SHOW (@opinion.al) on

Gjithë këto xhevahirë të linguistikës e kanë zanafillën nga një fjalim i vetëm: i pari i Rudinës në foltoren e Parlamentit. Atë ditë, ajo ishte e qetë, foli ~kryesisht~ rrjedhshëm dhe u duartrokit nga gjithë deputetët. Diçka, diku, kërciti dhe Hajdari u katandis në kryefjalën e titujve satirikë që është sot.

REELS

25 Days of Mystery nga @unsolvedcrimes.al është aventurë, mister dhe atmosferë festive në një paketë të vetme! Një advent krejt ndryshe me 25 zarfa dhe një histori që të kuriozon çdo mëngjes me një provë të re. 🎁 Dhurata perfekte për Secret Santa, çiftet, familjet, adhuruesit e mistereve dhe të gjithë ata që duan pak më shumë emocion këtë dhjetor. ℹ️ Për më shumë informacion, linkun e gjeni në stories / highlights.

Magjia e festave vjen në përmasa të reja! 🎄✨ @hisense.albania prezanton televizorin e parë në botë RGB MiniLED 116” – aty ku inovacioni tejkalon çdo pritshmëri. 📺 Ky model revolucionar shënon një hap të madh drejt së ardhmes së përvojës vizuale në shtëpi, me teknologji që rrit standardet dhe e çon pamjen në një tjetër nivel. ℹ️ Më shumë informacion në stories / highlights.

Për herë të parë në Shqipëri brandi StylPro 💕! Një brand britanik 🇬🇧 inovativ që sjell zgjidhje teknologjike për kujdesin e bukurisë, duke adresuar problematika të përditshme në mënyrë të thjeshtë dhe efektive. @skin.care.albania

Vedat Ademi ka dyzimin e çdo prindi emigrant

Ema Andrea ndau disa reflektime të sinqerta të një nëne për fëmijën e vet, të mbushura me “më fal” e “faleminderit”, duke shprehur përgjegjësi për shqetësimet që mund t’i ketë shkaktuar së bijës. Duke folur për një moment të vështirë në jetët e të dyjave, Ema Andrea falenderoi në mënyrën më prekëse shpëtimtaren e saj, Sarën: “Dhe fjala jote që do të mbart derisa t’i fik sytë në këtë jetë, është e një nate, ku mua më dukej shumë bukur të fluturoja, jo për me i hap sytë, dhe ti the: ‘O ma, akoma s’ke fjetur?’ Unë jam sot këtu me ty prej asaj fjale dhe doja të të thosha, që ta mbyll se…Zoti më dha jetën, ti më mësove ta dua jetën. E midis Zotit edhe teje, unë të zgjedh ty.”

Hapi i parë drejt ëndrrave të mëdha nis këtu! ✨ Më 6 dhjetor, @integral.albania sjell eventin më të rëndësishëm të vitit për arsimin ndërkombëtar. Zbulo mundësi të reja studimi jashtë vendit dhe ndërto të ardhmen që ke ëndërruar. 📚 ℹ️ Për detaje të plota mbi eventin, vizito linkun në stories / highlights.

Konkurrentja e BBVK, Dolce, futet tek shtepia e Grande Fratello

🤔 Ç’mendim keni për këtë deklaratë?

Let the magic begin 🪄🎄 Anabel Advent Calendar ka çdo ditë një surprizë, deri në prag të 2026! 🎅🤫

Dafina Zeqiri i jep lamtumirën e fundit Shpat Kasapit

Rudina Hajdar's most beautiful gaffes

Gafat më të bukura të Rudina Hajdarit

Rudina Hajdari is known for pencils, slips, mouthpieces, gaffes. As a politician for two years, a graduate of Political Science, you can rightly assume that oratory should be its strong point, at least one asset knows how to use it. But no. The thief finds it difficult to tie two sentences together without mistake.

We know that he studied in America, we know that maybe Albanian took the second place in comparison to English, we also know that the politician was not talking, nothing. With gas - that these are things that have happened and are in the past - we compiled this list of the most memorable MP gaffes. It is truly a pity that as an educated young woman representing so many citizens of Tirana, she cannot represent the capable women of this country who hope to sit at the same table with the blond men.

So much for the serious article segment.

1. First, the case of three servicemen who lost their lives in Latvia. What? Only one and not three? We know. Unfortunately, Zarife Hasanaj gave her life in office, but something in Hajdar's mind insisted that in fact there were three who had this fate. Other lawmakers in the Assembly tried to correct it, but she insisted on her own. He even insisted on telling them their names, but was eventually forced to admit that in fact, two of them had been injured.

2. In March, Koha Jone published an article entitled "Rudina Hajdari, 5 Gaffes in Less Than One Minute" and won the "Most Iconic Title Ever Written". In these five gaffes, Hajdari promises rising unemployment, does not know how to pronounce "democratic," says education should be stopped, and so on. The following, the gulls as they happened, in their pure form:

Gafa 1: Education is one of the main things we should stop, young Albanians should give them the opportunity to…

Gafa 2: Democratic plan… Democratic Party plan, Economic plan of democracy… pal… politics… democratic democracy is the strongest plan in terms of…

Gafa 3: It will regenerate business, raise unemployment because businesses will have more spirit and will be able to have a job growth…

Gafa 4: We will fight hard to have a zero tolerance for health…

Gafa 5: They are afraid to go to hospitals because they want to pay someone to go out and especially women, women are the first to face these problems because being pregnant and bringing someone to life…

3. A few weeks ago, Rudina Hajdari confidently said that "we will continue to divide all of Albania" in a speech that was supposed to be inspirational, in a speech that was supposed to be a typical list of promises made by the politician. Now, the whole essence of a politician lies in the ability to promise things he never intends to accomplish. How hard is it to lie?

An opinion columnist for ShkodraWeb called the above Freudian pencil, so it expresses its true intentions. It's like when you inadvertently call the teacher in the classroom to arouse the same compassionate and authoritative figure as the parent.

4. Oh my God, in April this year he referred to the leader of the Parliamentary Group of the Socialist Party, Taulant Balla, as Mr. Palla. Palla! Taulant's face at that moment says it all.

What's more, he is not known for being a lapsus, as he is likely to be, or indeed believing that the MP is called Taulant Palla.

5. This speech from the old February which is a big mess all over. Even if we transcribe it you won't know.

6. Of course, yesterday's masterpiece: Lapraka, the capital of Tirana.

View this post on Instagram

A post shared by OPINION TV SHOW (@ opinion.al) on

All of these gems of linguistics originate from a single speech: Rudina's first in the parliament lecture. On that day, she was quiet, spoke mostly fluently and was applauded by all the deputies. Something, somewhere, was in vain, and Hajdari became the subject of satirical headlines today.